Vritet një grua në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj
Një grua është vrarë sot në Ferizaj. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli për Front Online. Në vendin e ngjarjes ka mbetur i plagosur edhe një mashkull. Deklarata e plotë e tij: Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 kemi pranuar një informatë se në Qendrën për Punë […]
Një grua është vrarë sot në Ferizaj.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli për Front Online.
Në vendin e ngjarjes ka mbetur i plagosur edhe një mashkull.
Deklarata e plotë e tij:
Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 kemi pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri . Për pasoj nga të shtënat e armës sê zjarrit një person e gjinisë femrore ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa êshtë plagosur një person mashkull , i cili êshtë dërguar nē Qendren Emergjente në Ferizaj.
I dyshuari pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar nē drejtim të panjohur.
Ekipe të policisë menjëherë kanë rrethuar zonën dhe në ora 15:15 kanë arritur që tê arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje.
Ekipe të hetuesve dhe krimteknikët janë në vendin e ngjarjes të cilët janê duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndêrsa për të gjitha verpimet policore është njoftuar prokurori i shtetit