Xhavit Haliti: BE-ja po luan me karotën pa e përdorë shkopin, edhepse ndaj Kurtit përdori thuprën qortuese

Anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe njëherësh deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Xhavit Haliti, ka folur për Front Online lidhur me vizitën e emisarit Miroslav Lajçak në Kosovë dhe Serbi. Haliti konsideron se vizita e Lajçakut ka për qëllim shtyrjen përpara të integrimit të papenguar për në BE për të dyja […]

Xhavit Haliti: BE-ja po luan me karotën pa e përdorë shkopin, edhepse ndaj Kurtit përdori thuprën qortuese
xhavit-haliti:-be-ja-po-luan-me-karoten-pa-e-perdore-shkopin,-edhepse-ndaj-kurtit-perdori-thupren-qortuese

xhavit-haliti:-be-ja-po-luan-me-karoten-pa-e-perdore-shkopin,-edhepse-ndaj-kurtit-perdori-thupren-qortuese

Anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe njëherësh deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Xhavit Haliti, ka folur për Front Online lidhur me vizitën e emisarit Miroslav Lajçak në Kosovë dhe Serbi.

Haliti konsideron se vizita e Lajçakut ka për qëllim shtyrjen përpara të integrimit të papenguar për në BE për të dyja palët.

“Vizitat e të ngarkuarit e BE për ndërmjetësim në mes të Kosovës e Serbisë, është në vazhdën e diplomacisë fluturuese e cila po ndodhë tani e ka ndodhur edhe gjatë e pas luftës. Besoj që qëllimi i BE është eliminimi i pengesave të dy anshme Kosovë-Serbi , me qëllim që të dyja palëve t’iu hapet rruga për integrim të papenguar dhe të papengueshëm nga të dyja palët në BE”, ka thënë Haliti për Front Online.

Sipas tij, BE-ja po luan me karotën pa e përdorur shkopin anipse ndaj Kosovës siç thotë ai e përdori thuprën qortuese duke aluduar në sanksionet e vendosura.

“Dmth që BE akoma po luan me Karotën pa e përdorë shkopin, edhepse kundër qeverisë së Kurtit përdori thuprën qortuese. Asociacioni është bërë pengesa kryesore sa i takon zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara e të zotuara për zbatimin e tyre”, ka thënë deputeti Haliti.

 

Haliti: Akush që vjen në pushtet në Kosovë nuk mund ta heqë nga tryeza e diskutimit Asociacionin

 

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë për Front Online se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është bërë pengesa kryesore për implementimin e marrëveshjeve të cilat janë nënshkruar nga Kosova dhe Serbia në Bruksel.

Ai thotë se edhe nëse pushtetet ndërrohen, askush nuk mund ta heqë nga agjenda e dialogut çështjen e Asociacionit.

“Askush që vjen në pushtet dhe që merr përgjegjësinë e qeverisjes së Kosovës nuk do ketë mundësi ta heqë nga tryeza çështjen e Asociacionit, sepse sipas këndvështrimit të BE -SHBA themelimi i Asociacionit do jetë fundi i mundësisë së Serbisë për destabilizimin e rajonit ashtu siç edhe Asociacioni pa kompetenca ekzekutive do krijoj përgjegjësi e raporte të mira ndërnacionale”, ka thënë Haliti për Front Online.

 

Deputeti i PDK-së: S’e përjashtoj mundësinë që Albin Kurti është duke negociuar me dikë për koalicionin e ardhshëm

 

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, nuk e përjashton mundësinë se në margjinat e ndryshme dikush është duke negociuar me kryeministrin Albin Kurti për një koalicion të mundësh qeverisës për zgjedhjet e ardhshme.

Ai duke folur për Front Online, thotë se në këtë diskutim nuk përjashtohet mundësia edhe e angazhimit të parive të komunitetit serb në zgjedhjet e ardhshme.

Haliti thotë se partitë politike ne Kosovë kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme nacionale, por konsideron se Albin Kurti nuk do të shkoj në zgjedhje para fillimit të 2025-tes nëse BE-ja nuk i bënë presion për Asociacionin.

Të gjitha partitë kanë filluar përgatitjet për zgjedhje, kjo është e dukshme, por Albinin nuk e kam dëgjuar të prononcohet. Unë mendoj që Albini nuk do shkoj në zgjedhje para fillimit të vitit 2025 nëse BE-ja nuk i bënë presion për Asociacionin, por nuk e përjashtoj mundësinë që në margjinat e ndryshme dikush është duke negociuar me të lidhur me koalicionin e ardhshëm qeverisës e sidomos angazhimin e partive të komunitetit serb për zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë Haliti për Front Online.