Zhvillimet në sistemin financiar temë diskutimi mes Konjufcës dhe Ismailit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga shefi i Kabinetit, Ilir Kërçeli, priti sot në takim Guvernatorin e Bankës Qëndrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili. Në takim u bisedua për zhvillimet në sistemin financiar, punën, aktivitetet, sfidat dhe objektivat e Bankës Qendrore të Kosovës, si dhe aspektet e bashkëpunimit ndërmjet […]

Zhvillimet në sistemin financiar temë diskutimi mes Konjufcës dhe Ismailit
zhvillimet-ne-sistemin-financiar-teme-diskutimi-mes-konjufces-dhe-ismailit

zhvillimet-ne-sistemin-financiar-teme-diskutimi-mes-konjufces-dhe-ismailit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga shefi i Kabinetit, Ilir Kërçeli, priti sot në takim Guvernatorin e Bankës Qëndrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili.

Në takim u bisedua për zhvillimet në sistemin financiar, punën, aktivitetet, sfidat dhe objektivat e Bankës Qendrore të Kosovës, si dhe aspektet e bashkëpunimit ndërmjet legjislativit dhe institucionit bankar qendror.

Kryetari Konjufca uroi guvernatorin Ismaili për detyrën e re dhe vlerësoi rolin e rëndësishëm të Bankës Qendrore në zbatimin e politikave monetare.

Ai po ashtu shprehu përkushtimin e Kuvendit për bashkëpunim ndërinstitucional dhe përkrahje të çdo veprimi e nisme që i kontribuon stabilitetit financiar, rritjes ekonomike dhe zhvillimit të qëndrueshëm të vendit./Front Online