Zjarri në IML, PDK: Rastësi jo e vogël, një ditë pasi Haxhiu u intervistua për rastin Dehari

Pas zjarrit në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ka ardhur reagimi i parë nga Partia Demokratike e Kosovës. Zyrtari i lartë i kësaj partie, Betim Gjoshi, në një postim në Facebook ka thënë se sa më shpejtë duhet të dalin informatat nëse nga zjarri janë djegur prova të rëndësishme. Sipas tij, nuk është rastësi e vogël […]

Zjarri në IML, PDK: Rastësi jo e vogël, një ditë pasi Haxhiu u intervistua për rastin Dehari
zjarri-ne-iml,-pdk:-rastesi-jo-e-vogel,-nje-dite-pasi-haxhiu-u-intervistua-per-rastin-dehari

zjarri-ne-iml,-pdk:-rastesi-jo-e-vogel,-nje-dite-pasi-haxhiu-u-intervistua-per-rastin-dehari

Pas zjarrit në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ka ardhur reagimi i parë nga Partia Demokratike e Kosovës.

Zyrtari i lartë i kësaj partie, Betim Gjoshi, në një postim në Facebook ka thënë se sa më shpejtë duhet të dalin informatat nëse nga zjarri janë djegur prova të rëndësishme.

Sipas tij, nuk është rastësi e vogël kjo ngjarje, kur një ditë pas intervistimit të Albulena Haxhiut për rastin Dehari, ndodh kjo.

Postimi i Gjoshit:

Është fatkeqësi djegja e ndërtesës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Tash, sa më parë, duhet të kemi informata se çka e shkaktoi zjarrin dhe çfarë u dogj?

Cilat janë dëmet dhe a janë shkatërruar provat e ndonjë rasti?

Rastësi jo e vogël kjo ngjarje, një ditë pas intervistimit nga prokuroria të ministres Albulena Haxhiu. Nën vëzhgimin e saj, me 8 dhjetor të vitit të kaluar, ishin zhdukur edhe mostrat e Astrit Deharit./Front Online