Ja nga cilat komuna vijnë 79 rastët e reja me koronavirus

Sot janë konfirmuar 79 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

IKSHPK njofton se nga 210 mostrat e marra sot, 79 kanë dalë pozitive, përcjell ORAinfo.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 40 raste, komuna e Vushtrrisë 10 raste, komuna e Fushë Kosovës 7 raste, komuna e Mitrovicës 4 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Ferizajt 2 raste, komuna e Skenderajt 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Gjilan, Istog, Malishevë, Mamushë, Pejë dhe Suharekë.

Ndërkaq, sot janë shëruar edhe 71 pacientë të tjerë./ORAinfo/