12 minatorë lëndohen në Minierën e Trepçës, dy prej tyre pësojnë lëndime serioze

12 minatorë kanë pësuar lëndime në Minierën e Trepçës të mërkurën, pas shpërthimit të një cisterne me acid. Të njëjtit po trajtohen në Spitalin e Mitrovicës, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Spitali i Mitrovicës. Sot, rreth orës 13:00, ka ndodhur […]

12 minatorë lëndohen në Minierën e Trepçës, dy prej tyre pësojnë lëndime serioze
12-minatore-lendohen-ne-minieren-e-trepces,-dy-prej-tyre-pesojne-lendime-serioze

12-minatore-lendohen-ne-minieren-e-trepces,-dy-prej-tyre-pesojne-lendime-serioze

12 minatorë kanë pësuar lëndime në Minierën e Trepçës të mërkurën, pas shpërthimit të një cisterne me acid.

Të njëjtit po trajtohen në Spitalin e Mitrovicës, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Spitali i Mitrovicës.

Sot, rreth orës 13:00, ka ndodhur një incident në Minierën e Trepçës, ku ka pasur rrjedhje kimike të acidit sulfurik ku për pasojë janë lënduar 12minatorë. Prej tyre, 2 kanë pasur lëndime serioze të syve (djegie kimike me acid sulfurik), të cilët pas trajtimit në Repartin e Emergjencës janë transferuar ne repartin e Oftalmologjisë së Spitalit të Mitrovicës për trajtim të mëtejmë”, thuhet në njoftimin ë spitalit.

Ndërsa, 10 prej tyre janë duke u trajtuar në repartin e Emergjencës, të cilët anë jashtë rrezikut për jetë dhe pas trajtimeve pritet të lëshohen në shtëpi./Front Online