25 vjet më pas, sfidat e të mbijetuarve të dhunës seksuale në Kosovë

Paragjykimet me të cilat përballën të mbijetuarit e përdhunimeve gjatë luftës në Kosovë, sipas aktivistes Dorina Babuni, bën që ky grup të ndjehet vetë fajtor për atë çfarë u ka ndodhur.   Babuni, një nga aktivistet më me përvojë nga organizata “Medica Gjakova” ndihmon dhe mbledh të dhëna për viktimat e përdhunimit gjatë luftës në […]

25 vjet më pas, sfidat e të mbijetuarve të dhunës seksuale në Kosovë
25-vjet-me-pas,-sfidat-e-te-mbijetuarve-te-dhunes-seksuale-ne-kosove

25-vjet-me-pas,-sfidat-e-te-mbijetuarve-te-dhunes-seksuale-ne-kosove

Paragjykimet me të cilat përballën të mbijetuarit e përdhunimeve gjatë luftës në Kosovë, sipas aktivistes Dorina Babuni, bën që ky grup të ndjehet vetë fajtor për atë çfarë u ka ndodhur.

 

Babuni, një nga aktivistet më me përvojë nga organizata “Medica Gjakova” ndihmon dhe mbledh të dhëna për viktimat e përdhunimit gjatë luftës në Kosovë.

Gjatë intervistës për Zërin e Amerikës, ajo  ka thënë se një raport në të cilin ajo dhe aktiviste të tjera kanë punuar mbi dy vjet me të mbijetuarit do të publikohet në muajin shtator.

Aktivistja nga Kosova, e cila po qëndron në Shtetet e Bashkuara në kuadër të Programit të Departamentit të Shtetit për Vizitorët Ndërkombëtarë, ka theksuar se shumica e të mbijetuarve nuk pranojnë të flasin publikisht për shkak të stigmës me të cilin vazhdojnë të përballen, 25 vjet pas çlirimit të Kosovës.