636 armë të konfiskuara deri në korrik të këtij viti në Kosovë

Gjatë kontrolleve e aksioneve të ndryshme të  Policisë së Kosovës, të njëjtit vetëm ne vitin 2022 kanë hasur në 1473 armë pa leje. E edhe viti 2023 deri në muajin korrik, konfiskime të armëve kishte me bollëk. Gjithsej 636 armë. Rastësisht apo jo, ato që nuk ishin arritur të identifikoheshin nga Policia u përdorën në […]

636 armë të konfiskuara deri në korrik të këtij viti në Kosovë
636-arme-te-konfiskuara-deri-ne-korrik-te-ketij-viti-ne-kosove

636-arme-te-konfiskuara-deri-ne-korrik-te-ketij-viti-ne-kosove

Gjatë kontrolleve e aksioneve të ndryshme të  Policisë së Kosovës, të njëjtit vetëm ne vitin 2022 kanë hasur në 1473 armë pa leje.

E edhe viti 2023 deri në muajin korrik, konfiskime të armëve kishte me bollëk. Gjithsej 636 armë.

Rastësisht apo jo, ato që nuk ishin arritur të identifikoheshin nga Policia u përdorën në tre rastët që përfunduan me fatalitet në kafiteri e lokale të natës.

E për të parandaluar incidentet e tilla ka filluar edhe një aksion i Policisë së Kosovës që e kanë quajtur “Goditja”.Por sipas ish-zëvendësministrit të punëve të brendshme, Selam Shkodra që të parandalohen këto dukuri, duhet punë më shumë se kaq.

“Mendoj që aksioni meriton që të përshëndetet por rezultati që ne e duam duhet të bëhet ndërmjet punës sistematike nga organet e rendit, e këtu duhet të luaj rolë edhe popullata e vendit e cila duhet të bashkëpunoj duke ndihmuar policinë e Kosovës me anë të denoncimit të dukurive negative”, ka thënë ish-zëvendësministër i Brendshëm, Selam Shkodra.

Ndërkohë, ata që studiojnë sjelljet e njerëzve kanë një shpjegim për gjithë këtë dukuri.

“Posedimi i madh I armëve ndodhë edhe në vendet ku aktivitetet ilegale janë të mëdha dhe njerëzit ndoshta e konsiderojnë si siguri sepse janë në rryma dhe forma të jetesës jo legale por edhe dënimet e vogla për armëmbajtje e lehtësojnë të mbajnë armën me vete”, ka deklaruar Dorjan Krasniqi – Psikolog.Policia e Kosovës gjatë operacionit “Goditja” vetëm ne ditën e parë të këtij aksioni gjatë kontrollit të 2049 veturave janë gjetur e konfiskuar 6 armë, 3 në rajonin e Prishtinës.

Aksioni është i shtrirë në gjithë vendin dhe sipas informatave të televizionit aty janë përfshirë të gjitha njësitë e Policisë së Kosovës, përfshirë edhe ato speciale./Dukagjini