A është meningjiti i rrezikshëm e përhapës sa covidi? Flet Drejtori i Klinikës Infektive

Një rritje e rasteve me meningjit është shënuar gjatë dy muajve të fundit në Kosovë. Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj thotë për Front Online se nga fillimi këtij viti e deri në qershor ishin 38 të hospitalizuar në Klinikë. Megjithatë, lakorja u rrit dukshëm nga qershori e këndej, ku u regjistruan 43 pacientë të […]

A është meningjiti i rrezikshëm e përhapës sa covidi? Flet Drejtori i Klinikës Infektive
a-eshte-meningjiti-i-rrezikshem-e-perhapes-sa-covidi?-flet-drejtori-i-klinikes-infektive

a-eshte-meningjiti-i-rrezikshem-e-perhapes-sa-covidi?-flet-drejtori-i-klinikes-infektive

Një rritje e rasteve me meningjit është shënuar gjatë dy muajve të fundit në Kosovë.

Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj thotë për Front Online se nga fillimi këtij viti e deri në qershor ishin 38 të hospitalizuar në Klinikë.

Megjithatë, lakorja u rrit dukshëm nga qershori e këndej, ku u regjistruan 43 pacientë të hospitalizuar të moshave pediatrike.

“Meqë e kemi një rritje të tillë IKSHPK ka rokomanduar që qytetarët te kenë një vigjilencë më të shtuar që të mos konsumojnë ujë paraprakisht i cili nuk është i testuar, të kenë kujdes me frekuentimin e pishinave, ku temperatura është e lartë. T`i ruajnë perimet dhe pemët në mënyrë sa më të freskët që të mos këtë kontaminim”, u shpreh Vishaj.

Vishaj thotë se meningjiti nuk është aq përhapës sa koronavirusi, teksa i ka siguruar qytetarët se nnuk ka vend për panik.

“Jo nuk mund të ketë rritje të tillë, as nuk ka tendencë të paraqitjes se ndonjë problemi për shëndetin npublik. Kemi një rritje të pritshme nëse e krahason më 2019 kur nuk kemi pasë Kovid. Sëmundja nuk përhapet si Kovidi që ka pasë shkallë të lartë të përhapjes. Nuk ka vend për panik”, theksoi Vishaj.

Çka është meningjiti dhe cilat janë pasojat e tij? Flet infektologu Arben Vishaj

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës (MSH) u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes të shtuar dhe kontroll të vazhdueshëm të ujit të pijes, për shkak të një rritje të rasteve me meningjit gjatë dy muajve të fundit.

Infektologu Arben Vishaj ka sqaruar se çka është kjo sëmundje.

“Meningjiti është sëmundje akute ngjitëse, e cila shkaktohet nga bakteriet dhe virueset. Në momentin kur organizmi bie në kontakt me virusin, virusi përmes portës hyrëse, futet në gjak, ka mundësi të invadojë në cipa trunore, duke shkaktuar pezmatim të cipave trunore, për pasojë vjen deri te rritja e shtypjes intrakarniale”, pohoi Vishaj.

Me çfarë simptoma përballën të infektuarit me meningjit.

“Njerëzit që infekothen kanë kokëdhimbje, vjellje, lodhje, marramendje, humbje të oreksit dhe në disa raste humbje të vëtëdijes, por në disa rasteë shumë shumë të renda mund të shkaktojnë fatalitet”, sqaroi Vishaj.

Rastet me meningjit/8 raste të hospitalizuara në Klinikën Infektive, dy nga ta fëmijë 

Në një komunikatë për media më 16 gusht, MSH-ja tha se, bazuar në raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, kërkohet kontroll i shtuar i ujit të pijes dhe pishinave për të parandaluar infeksionet e ndryshme, përfshirë meningjitin.

Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj thotë ka treguar për numrin e pacientëve që aktualisht po trajtohen në Klinikë.

“Për momentin kemi me infeksion viral vetëm dy raste të moshave pedriatike dhe 6 të moshave të rritura që janë duke u trajtuar në klinkën infektive”, potencoi Vishaj.

Infektologu Vishaj u bëri thirrje qytetarëve të kenë kujdes të shtuar dhe kontroll të vazhdueshëm të ujit të pijes, për shkak të një rritje të rasteve me meningjit gjatë dy muajve të fundit.

“Qytetarët të mos konsumojnë ujë paraprakisht i cili nuk është i testuar, të kenë kujdes me frekuentimin e pishinave, ku temperatura është e lartë. T`i ruajnë perimet dhe pemët në mënyrë sa më të freskët që të mos ketë kontaminim”, potencoi Vishaj.

Drejtori i Infektivës: Herë pas here kemi raste me koronavirus

Qeveria e Kosovës ka shpallur të përfundimin zyrtarisht pandeminë COVID-19.

Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj thotë se pandemia nuk paraqet më emergjencë globale.

“Herë pas pas here kemi raste të hospitalizuara. Aktualisht kemi një pacient me kovid. Brenda periudhes dy javë apo një mujore kemi nga një pacient të hospitalizuar”.

Ky tregoi se kush i dha efektet në uljen e rasteve e kalimin e pandemisë.

“Rastet u ulën falë vaksinimit të qytetarëve”, potencoi Vishaj për Front Online.