A ka pakënaqësi brenda grupit të LVV-së dhe Listës Guxo? Flet deputetja Jeta Statovci

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci në një intervistë për Front Online ka folur lidhur me koalicionin me partinë në pushtet, LVV-në. Ajo tha se koordinimi është i vazhdueshëm dhe stabil mes dy partive. Statovci thotë se mandati duhet të shkojë deri në fund në të mirën e qytetarëve. “Jemi shumë stabil dhe në koordinim […]

A ka pakënaqësi brenda grupit të LVV-së dhe Listës Guxo? Flet deputetja Jeta Statovci
a-ka-pakenaqesi-brenda-grupit-te-lvv-se-dhe-listes-guxo?-flet-deputetja-jeta-statovci

a-ka-pakenaqesi-brenda-grupit-te-lvv-se-dhe-listes-guxo?-flet-deputetja-jeta-statovci


Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci në një intervistë për Front Online ka folur lidhur me koalicionin me partinë në pushtet, LVV-në.

Ajo tha se koordinimi është i vazhdueshëm dhe stabil mes dy partive.

Statovci thotë se mandati duhet të shkojë deri në fund në të mirën e qytetarëve.

“Jemi shumë stabil dhe në koordinim të vazhdueshëm qëndrimet tona dalin të harmonizuara pjesa e diskutimeve çofshin ndryshe apo të njëjta bëhen në kuadrin e rrafshit qoftë qeveritarë apo të grupit parlamentar. E jonë është që për atë çka jemi zotuar dhe mandatin e marrë ta çojmë deri në fund në të mirë të qytetarëve”, tha ajo.

Sipas deputetes pengesat nuk mungojnë gjatë punës.

Ajo ka akuzuar opozitën për dërgimin e disa ligjeve në Gjykatën Kushtetuese.

“Gjatë rrugës kemi dhe pengesa të paarsyeshme siç e kemi parë tendencë e vazhdueshme të dërgimit të secilit material në Gjykatën Kushtetuese.Nga të gjitha ato që janë dërguar kemi parë që asnjëherë nuk është përcjell me ndonjë kritikë konstruktive më shumë vetëm për ta penguar procesin dhe agjendën e kësaj qeverie, kjo nuk do të thotë që ne do të ndalemi”, u shpreh deputetja.