Haliti: Askush që vjen në pushtet në Kosovë nuk mund ta heqë nga tryeza e diskutimit Asociacionin

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë për Front Online se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është bërë pengesa kryesore për implementimin e marrëveshjeve të cilat janë nënshkruar nga Kosova dhe Serbia në Bruksel. Ai thotë se edhe nëse pushtetet ndërrohen, askush nuk mund ta heqë nga agjenda e dialogut çështjen e Asociacionit. “Askush […]

Haliti: Askush që vjen në pushtet në Kosovë nuk mund ta heqë nga tryeza e diskutimit Asociacionin
haliti:-askush-qe-vjen-ne-pushtet-ne-kosove-nuk-mund-ta-heqe-nga-tryeza-e-diskutimit-asociacionin

haliti:-askush-qe-vjen-ne-pushtet-ne-kosove-nuk-mund-ta-heqe-nga-tryeza-e-diskutimit-asociacionin


Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë për Front Online se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është bërë pengesa kryesore për implementimin e marrëveshjeve të cilat janë nënshkruar nga Kosova dhe Serbia në Bruksel.

Ai thotë se edhe nëse pushtetet ndërrohen, askush nuk mund ta heqë nga agjenda e dialogut çështjen e Asociacionit.

“Askush që vjen në pushtet dhe që merr përgjegjësinë e qeverisjes së Kosovës nuk do ketë mundësi ta heqë nga tryeza çështjen e Asociacionit, sepse sipas këndvështrimit të BE -SHBA themelimi i Asociacionit do jetë fundi i mundësisë së Serbisë për destabilizimin e rajonit ashtu siç edhe Asociacioni pa kompetenca ekzekutive do krijoj përgjegjësi e raporte të mira ndërnacionale”, ka thënë Haliti për Front Online.