Abdixhiku qëndron për vizitë te familja e ish-presidentit, Ibrahim Rugova

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka qëndruar për vizitë në shtëpinë e ish-presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e ditëlindjes. Abdixhiku theksoi se janë pritur ngrohtë nga zonja e shtëpisë Fana Rugova, teksa e kanë shijuar ëmbëlsirën e saj Tiramisu, e cila ishte e preferuara e ish-presidentit. “Për të na pritur sa më ngrohtë, si një […]

Abdixhiku qëndron për vizitë te familja e ish-presidentit, Ibrahim Rugova
abdixhiku-qendron-per-vizite-te-familja-e-ish-presidentit,-ibrahim-rugova

abdixhiku-qendron-per-vizite-te-familja-e-ish-presidentit,-ibrahim-rugova

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka qëndruar për vizitë në shtëpinë e ish-presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e ditëlindjes.

Abdixhiku theksoi se janë pritur ngrohtë nga zonja e shtëpisë Fana Rugova, teksa e kanë shijuar ëmbëlsirën e saj Tiramisu, e cila ishte e preferuara e ish-presidentit.

“Për të na pritur sa më ngrohtë, si një zonjë shtëpie e vërtetë, Fana Rugova kishte përgatitur edhe këtë vit ëmbëlsirën e saj Tiramisu. Atë të preferuarën e Presidentit. Atë që e kishin shijuar për herë të parë në Romë”, shkroi Abdixhiku.

“Këtë ëmbëlsirë ajo merr mundin ta bëj çdo 2 dhjetor, në ditën e lindjes së Presidentit Rugova. Këtë ëmbëlsirë e kishte bërë edhe këtë herë”.

“Sot, me Albinën, Erën e Rozin, vizituam familjen Rugova. U pritëm nga zonja Fana, Uka, Mendimi e Teuta. Rikujtuam jetën e shqiptarit më të madh; atit themeltar të Republikës e prijësit historik të lëvizjes për liri, pavarësi e demokraci, i cili lindi 79 vite më parë, më 2 dhjetor të vitit 1944”.

“Këtë herë, vizita jonë ishte edhe më e veçantë, sepse u shoqëruam nga klasa e parë e gjeneratës së parë të Shkollës Politike. Ata nga afër panë vet historinë. Atë që bëri lirinë, shtetësinë e vet demokracinë”.

“Kjo histori na qëndron sot jo vetëm si rikujtim i madhështisë, por edhe si detyrim i rrugëtimit tonë përpara.Presidenti ka vetëm ditëlindje!. Prandaj gjithë rugovistëve, urime kjo datë e ditë!”.