Bytyqi e AAK-së: Rozeta Hajdari është ministrja e dështuar e kësaj Qeverie

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka reaguar pas publikimin e të përgjimeve  rreth rezervave shtetërore në kuadër të Ministrisë së Tregtisë, Ndermarrësisë dhe Tregtisë. Ajo, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se nga kjo qeveri aferat nuk do të kenë fund. Sipas saj, Rozeta Hajdari është ministrja e […]

Bytyqi e AAK-së: Rozeta Hajdari është ministrja e dështuar e kësaj Qeverie
bytyqi-e-aak-se:-rozeta-hajdari-eshte-ministrja-e-deshtuar-e-kesaj-qeverie

bytyqi-e-aak-se:-rozeta-hajdari-eshte-ministrja-e-deshtuar-e-kesaj-qeverie

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka reaguar pas publikimin e të përgjimeve  rreth rezervave shtetërore në kuadër të Ministrisë së Tregtisë, Ndermarrësisë dhe Tregtisë.

Ajo, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se nga kjo qeveri aferat nuk do të kenë fund.

Sipas saj, Rozeta Hajdari është ministrja e dështuar e kësaj Qeverie.

Postimi i saj i plotë:

Nga afera Zdravo tash në aferën e Vajit dhe pa asnjë mëdyshje edhe shumë e shumë afera të tjera që s’do të kenë fund në të ardhmen.

Rozeta Hajdari është ministrja e dështuar e kësaj Qeverie. Mbi 300 mijë euro të taksave të qytetarëve janë avulluar për vajin nga Polonia, i destinuar për rezerva shtetërore për një mall që nuk ka ardh e as që do të vij. Ky është një MEGASKANDAL.

Kjo qeveri që ua ka shti frikën në palcë zyrtarëve civilë duke i futur në situata të  tmerrshme që mund të ndiqen penalisht, është për të ardh keq. Kjo gjendje është e frikshme. Kjo gjendje duhet të ndalet. Dhe mënyra e vetme për ta ndal ‘’luftën’’ që ky pushtet e ka shpall me zyrtarët civilë por  edhe me qytetarët e këtij vendi, është duke i dhënë fund kësaj tiranie.

Poshtë Qeveria Z!