Abdxhiku bënë homazhe tek varri i Fadil Feratit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku së bashku me kryetarin e Istogut Ilir Ferati, bashkëpunëtorë dhe familjarë bënë homazhe në 14 vjetorin e vdekjes së ish-kryetarit të Istogut, Fadil Feratit. “Sot nderojmë jetën e veprën e jashtëzakonshme të Fadil Feratit, i cili mbetet një ndër personalitetet më të rëndësishme të Lidhjes Demokratike të […]

Abdxhiku bënë homazhe tek varri i Fadil Feratit
abdxhiku-bene-homazhe-tek-varri-i-fadil-feratit

abdxhiku-bene-homazhe-tek-varri-i-fadil-feratit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku së bashku me kryetarin e Istogut Ilir Ferati, bashkëpunëtorë dhe familjarë bënë homazhe në 14 vjetorin e vdekjes së ish-kryetarit të Istogut, Fadil Feratit.

“Sot nderojmë jetën e veprën e jashtëzakonshme të Fadil Feratit, i cili mbetet një ndër personalitetet më të rëndësishme të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Istogut dhe Kosovës.

Veprimtari i madh, Fadil Ferati ishte kryetar i Istogut për shumë vite, nënkryetar i LDK-së, anëtar i Kryesisë Qendrore dhe anëtar i Këshillit të përgjithshëm. Roli dhe kontributi i tij në veprimtarinë kombëtare dhe angazhimin e pashembullt në politikë, mbesin testament për kohën dhe gjeneratat që vijnë se si punohet parreshtur pë të mirë e përbashkët dhe mirëqenien për të gjithë qytetarët. Në këtë përvjetor mbetet i paharrueshëm kontributi i tij në rrugën për liri dhe pavarësi si dhe angazhimi politik në përmirësimin e jetës së qytetarëve, në Istog; kjo u dëshmua edhe me mbështetjen e parezervë që ata ia dhanë për disa mandate si kryetar i komunës.

Istogu e Kosova do e kujtojnë gjithmonë figurën emblematike të Fadil Feratit. Lidhja Demokratike e Kosovës nderon dhe përkujton veprën dhe angazhimin e tij të palëkundur e të jashtëzakonshëm në procesin e shtet-ndërtimit dhe konsolidimit të Kosovës.

Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Fadil Feratit!”