AGK-ja reagon pasi gazetari Mehmetaj u thirr nga Prokuroria: Alarm për një shoqëri demokratike

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka pranuar me shqetësim të madh njoftimin nga gazetari i Albanian Post, Lirim Mehmetaj, për thirrjen që i është bërë si i pandehur nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Në thirrjen për paraqitje më 7 mars, Mehmetaj është ftuar si i pandehur për veprën penale “nxitje të […]

AGK-ja reagon pasi gazetari Mehmetaj u thirr nga Prokuroria: Alarm për një shoqëri demokratike
agk-ja-reagon-pasi-gazetari-mehmetaj-u-thirr-nga-prokuroria:-alarm-per-nje-shoqeri-demokratike

agk-ja-reagon-pasi-gazetari-mehmetaj-u-thirr-nga-prokuroria:-alarm-per-nje-shoqeri-demokratike


Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka pranuar me shqetësim të madh njoftimin nga gazetari i Albanian Post, Lirim Mehmetaj, për thirrjen që i është bërë si i pandehur nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Në thirrjen për paraqitje më 7 mars, Mehmetaj është ftuar si i pandehur për veprën penale “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit” nga Neni 141 i KPR-së.

AGK-ja thotë se është në pritje të informacioneve zyrtare, por thekson se thirrja e tillë ndaj një gazetari është alarm për një shoqëri demokratike, siç pretendon të jetë Kosova.

AGK-ja do të kërkojë informacionet zyrtare dhe do ta ndjekë nga afër të enjten këtë zhvillim të pashembullt të sistemit të drejtësisë në Kosovë.