Aktakuzë ndaj një serbi nën dyshime se gjatë luftës e dhunoi një vajzë të mitur në Ferizaj

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit M.J. Prokuroria Speciale njofton se kjo është aktakuza e radhës për gjykim në mungesë, lidhur me një rast të dhunimit seksual gjatë luftës në Kosovë. “Sipas aktakuzës, i pandehuri me iniciale M.J. si […]

Aktakuzë ndaj një serbi nën dyshime se gjatë luftës e dhunoi një vajzë të mitur në Ferizaj
aktakuze-ndaj-nje-serbi-nen-dyshime-se-gjate-luftes-e-dhunoi-nje-vajze-te-mitur-ne-ferizaj

aktakuze-ndaj-nje-serbi-nen-dyshime-se-gjate-luftes-e-dhunoi-nje-vajze-te-mitur-ne-ferizaj

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit M.J.

Prokuroria Speciale njofton se kjo është aktakuza e radhës për gjykim në mungesë, lidhur me një rast të dhunimit seksual gjatë luftës në Kosovë.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri me iniciale M.J. si pjesëtarë i forcave policore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në kundërshtim me rregullat e të drejtës ndërkombëtare humanitare, gjatë një sulmi të gjerë dhe sistematik nga forcat  ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, kundër popullatës civile shqiptare në territorin e komunës së Ferizajt, duke ditur për ekzistimin e një sulmi të tillë, me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore, në bashkëkryerje me persona të tjerë, deri tani të paidentifikuar, ka kryer dhunim seksual ndaj femrës së nacionalitetit shqiptarë, e cila në kohën e dhunimit ishte e mitur”, thuhet në njoftim.

Sipas Prokurorisë “me këtë rast viktima pësoj lëndime të rënda fizike dhe trauma të përhershme psikike”.