Vapë e madhe parashikohet edhe ditën e premte

Mot shumë i nxehtë dhe kryesisht me diell paraqitet edhe ditën e premte, parashikon ‘Mendimi për motin’. Më vonë pasdite përreth viseve malore mund të zhvillohet ndonjë rrebesh shiu me bubullimë. Temperaturat minimale zbresin në 18C e 20C, e ato maksimale shkojnë deri në 35C e 37C. Mot shumë i nxehtë dhe me erë parashihet […]

Vapë e madhe parashikohet edhe ditën e premte
vape-e-madhe-parashikohet-edhe-diten-e-premte

vape-e-madhe-parashikohet-edhe-diten-e-premte

Mot shumë i nxehtë dhe kryesisht me diell paraqitet edhe ditën e premte, parashikon ‘Mendimi për motin’.

Më vonë pasdite përreth viseve malore mund të zhvillohet ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.

Temperaturat minimale zbresin në 18C e 20C, e ato maksimale shkojnë deri në 35C e 37C.

Mot shumë i nxehtë dhe me erë parashihet për ditën e shtunë në vend, me maksimale që kapin vlera deri në 37C e 38C.

Me diell mbetet moti edhe ditën e diel, megjithëse me një rënie të temperaturës në 32C e 33C. Temperaturat sërish shënojnë rritje në fillim të javës vijuese edhe deri në 38C e 39C, ditën e martë.