AKTUALITETE

Altin Hajri në kërkim/ Bashkëshortja: “Jam e martuar, por nuk i kam numër telefoni”! (DOKUMENTI)

Vrasja e Jan Prengës është tashmë në duart e SPAK. Hetimet janë në fazën më intensive, pasi Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencën, duke e deleguar këtë dosje në prokurorinë speciale.

Gjithsesi, deri më tani nuk ka asnjë të dhënë për vendndodhjen e të kërkuarit Altin Hajri, për të cilin Policia po kërkon në çdo vend, madje me urdhër arresti të nisur tashmë edhe përtej kufijve të Shqipërisë.

36 vjeçari konsiderohet aktiv me veprime në brendësi të kompleksit aty, ku besohet se Jan Prenga u soll i pajetë nga katër shkodranë të kërkuar ende dhe më pas u planifikua edhe zhdukja e trupit të tij.

Në vazhdën e hetimeve ku janë përfshirë edhe pasuritë e emrave të lakuar si organizatorë të pengmarrjes, prokuroria ka pyetur ndërkohë familjarë të Altin Hajrit, jo vetëm për adresën e 36 vjeçarit i skeduar edhe më herët për problemet me narkotrafikun, por edhe për pronësinë e kompleksit “Golden”.

Top Channel zbardh dhe deklaratën e bashkëshortes së Altin Hajrit , Valentina Hajri. Gruaja sip..

Vrasja e Jan Prengës është tashmë në duart e SPAK. Hetimet janë në fazën më intensive, pasi Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencën, duke e deleguar këtë dosje në prokurorinë speciale.

Gjithsesi, deri më tani nuk ka asnjë të dhënë për vendndodhjen e të kërkuarit Altin Hajri, për të cilin Policia po kërkon në çdo vend, madje me urdhër arresti të nisur tashmë edhe përtej kufijve të Shqipërisë.

36 vjeçari konsiderohet aktiv me veprime në brendësi të kompleksit aty, ku besohet se Jan Prenga u soll i pajetë nga katër shkodranë të kërkuar ende dhe më pas u planifikua edhe zhdukja e trupit të tij.

Në vazhdën e hetimeve ku janë përfshirë edhe pasuritë e emrave të lakuar si organizatorë të pengmarrjes, prokuroria ka pyetur ndërkohë familjarë të Altin Hajrit, jo vetëm për adresën e 36 vjeçarit i skeduar edhe më herët për problemet me narkotrafikun, por edhe për pronësinë e kompleksit “Golden”.

Top Channel zbardh dhe deklaratën e bashkëshortes së Altin Hajrit , Valentina Hajri. Gruaja sipas burimeve të Top Channel tregon se Altin Hajri është kthyer në Shqipëri në datën 30 dhjetor 2019 pasi për dy vjet ka vuajtur një dënim në Holandë.

“Jam e martuar me shtetasin Altin Hajri, në fshatin Pjesë, Shijak. Unë kam tre fëmijë të mitur që aktualisht i kam në shtëpi. Kur Altini nuk është unë jetoj vetëm me fëmijët e mi në shtëpinë në Pjesë. Kur ai është kthyer në shtëpi ka biseduar vetëm për fëmijët. Unë nuk e di fare se ku është Altini aktualisht”, ka deklaruar ajo.

Më tej ajo thotë se nuk është në dijeni të faktit që Altini ka automjet, ndërsa për resortin “Golden” thotë se menaxhohet nga e vjehrra. Në dëshminë e saj, e cila është publikuar nga Top Channel, bashkëshortja e Altinit mohon që ai të ketë makina, por konfirmon se merret me biznes, por pa specifikuar se çfarë konkretisht.

“Unë nuk kam numër telefoni, nuk e di, se çfarë biznesesh ka, por di që merret me biznes. Nuk e di as se cilët janë shokët, miqtë apo bashkëpunëtorët e tij” – tha bashkëshortja, e cila pranoi se të mirat materiale burojnë nga kompleksi “Golden”.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top