AKTUALITETE

Projektligji për shpronësimet irriton deputetët e opozitës parlamentare

Deputetët e opozitës parlamentare Ralf Gjoni dhe Kujtim Gjuzi janë kundër ndryshimeve në projektligjin “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”.

Sipas ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ngritja e kësaj strukture të specializuar do trajtojë kërkesat për shpronësimet dhe do të shmangë gjyqet për vlerësimin e pronave.

“Krijimi i agjencisë do të zgjidhë mosmarrëveshjet që pronarët e truallit kanë pasur. Do të jetë një zgjidhje e shpejtë agjencia e shpronësimit, kërkojmë që të votohet sot”, tha ajo në parlament. Por për deputetin Gjoni në ligjin e shpronësimeve fshihen interesa të errëta oligarke.

“Fshihen interesa të errëta oligarke. Në pikën 2 ministri përgjegjës për Zhvillimin Urban u kërkon privatëve që të kalojë shpronësimin. Kjo do të thotë se një oligark do të bëjë një ndërtim, ju ja merrni pronën atij legjitim dhe ja jepni këtij subjekti juridik privat. Ku po shkojmë? Është e turpshme ë keni ..

Deputetët e opozitës parlamentare Ralf Gjoni dhe Kujtim Gjuzi janë kundër ndryshimeve në projektligjin “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”.

Sipas ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ngritja e kësaj strukture të specializuar do trajtojë kërkesat për shpronësimet dhe do të shmangë gjyqet për vlerësimin e pronave.

“Krijimi i agjencisë do të zgjidhë mosmarrëveshjet që pronarët e truallit kanë pasur. Do të jetë një zgjidhje e shpejtë agjencia e shpronësimit, kërkojmë që të votohet sot”, tha ajo në parlament. Por për deputetin Gjoni në ligjin e shpronësimeve fshihen interesa të errëta oligarke.

“Fshihen interesa të errëta oligarke. Në pikën 2 ministri përgjegjës për Zhvillimin Urban u kërkon privatëve që të kalojë shpronësimin. Kjo do të thotë se një oligark do të bëjë një ndërtim, ju ja merrni pronën atij legjitim dhe ja jepni këtij subjekti juridik privat. Ku po shkojmë? Është e turpshme ë keni mendjen vetëm për të zhvatur. Keni degraduar shtetin. Kjo është grabitje.” tha ai.

Ndërsa deputeti Gjuzi tha se kushdo që kërkon t’i marrë pronën, do të përballet me të drejtën zakonore.

Kujtim Gjuzit nuk i merrni dot prona. Unë e kam me të drejtë zakonore. Hajde njëherë e provojeni. Tek pronat e mia. Jeni vrasës dhe na thoni ne për kërcënime. PS ka kriminalizuar në vend. Ne nuk ju lejmë që të bëni krime për pronën. Ne punojmë deri në orët e vona. E keni ju qeverinë. Ne nuk jemi b…ë pambuk. ” tha Gjuzi.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top