AKTUALITETE

Si janë “hequr” qafe partitë e vogla në të dy kampet politike?

Shqipëria është mbase një nga shtetet në rajon e jo vetëm, me numrin më të madh të subjekteve partiake.

Pas shembjes së sistemit komunist, parimi i pluralizmit u lidh në mënyrë direkte mbase edhe duke u keqkuptuar disi, me krijimin e sa më shumë partive politike. Ndaj edhe Shqipëria sot numëron me dhjetëra të tilla.

E në fakt ky nuk është një lajm i keq, por mënyra sesi ato i kanë “mbijetuar” terrenit mjaft të polarizuar politik shqiptar të bën të ngresh aludime në jo pak raste. Aludime të cilave edhe koha u ka dhënë njëfarë të drejte.

Kemi parë në jo pak raste sesi subjekte të ndryshme politike kanë “vegjetuar” sa me njërin me tjerin kah politik. Kjo ndodh sepse “partitë e vogla” përjashto një apo dy prej tyre, të gjitha të tjerat nuk janë të lidhura tradicionalisht me ndonjë filozofi apo doktrinë politike.

Më shumë se aq kanë funksionuar si “satelite” për të kapur valë sa në njërën apo tjetrën anë politike.

Kjo është kuptuar me kohë edhe nga dy partitë e mëdha, të cilat kanë mar..

Kjo është kuptuar me kohë edhe nga dy partitë e mëdha, të cilat kanë marrë “masa” për të penguar e pamundësuar faktorizimin e partive të vogla.

Prova më e qartë e kësaj ishte amendimi i Kodit Zgjedhor në vitin 2008 që vinte si një dakordësi e dy partive më të mëdha, asaj Socialiste dhe Demokratike.

Përtej trumbetimit e artikulimit publik duke e shfaqur ndryshimin e sistemit zgjedhor si nevojë e dinamizmit politik, ajo që u vërtetua në fund ishte fakti se nga ky ndryshim përfituan vetëm dy partitë e mëdha.

Tashmë me ndryshimet e sistemit pushtetin në parti e merrte direkt dhe vetëm kryetari i partisë, i cili kishtë kapacitetin tashmë të përcaktonte vetë kandidatët fitues në ato që quheshin si “lista të sigurta” për deputetë.

Por përveç superfuqisë që i dha kryetarëve të dy partive më të mëdha, këto ndryshime ishin nga ana tjetër një goditje për të hequr qafe ndikimin e partive më të vogla.

Tashmë me ndryshimet e bëra, kryetarët e partivë të vogla nuk kishin më shpresa që të bëheshin deputetë nga votat e partive të tyre sepse me rritjen e pragut elektoral sistemi zgjedhor ua pamundësonte një gjë të tillë.

Atyre u duhej t’i “luteshin” kryetarit të njërit prej dy partive të mëdha që ti fuste në listë si kandidatë për deputetë me logo të PD ose PS-së.

Kjo solli edhe uljen në mos eliminimin e rolit të partive të vogla dhe një pjesë e madhe e tyre as nuk regjitroheshin më në zgjedhje pasi e shihnin veten të pashpresa për të fituar një vend në parlament.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top