Ambasadori Faruk Ajeti i gëzohet letrës ku kërkohet qasje më e ashpër ndaj Vuçiqit

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti i është gëzuar letrës që përfaqësuesit parlamentarë të politikës së jashtme të disa vendeve europiane, përfshirë shtetet e fuqishme perëndimore si SHBA-ja, Gjermania e Mbretëria e Bashkuar ia dërguan bartësve të diplomacisë perëndimore duke iu kërkuar atyre qasje më ekuilibruese dhe proporcionalite në raport me Kosovën dhe Serbinë. […]

Ambasadori Faruk Ajeti i gëzohet letrës ku kërkohet qasje më e ashpër ndaj Vuçiqit
ambasadori-faruk-ajeti-i-gezohet-letres-ku-kerkohet-qasje-me-e-ashper-ndaj-vuciqit

ambasadori-faruk-ajeti-i-gezohet-letres-ku-kerkohet-qasje-me-e-ashper-ndaj-vuciqit

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti i është gëzuar letrës që përfaqësuesit parlamentarë të politikës së jashtme të disa vendeve europiane, përfshirë shtetet e fuqishme perëndimore si SHBA-ja, Gjermania e Mbretëria e Bashkuar ia dërguan bartësve të diplomacisë perëndimore duke iu kërkuar atyre qasje më ekuilibruese dhe proporcionalite në raport me Kosovën dhe Serbinë.

Ambasadori Ajeti shkroi në Facebook se kjo letër vjen “në një momentum të rëndësishëm”.

“Një letër e përbashkët e hartuar në një momentum të rëndësishëm nga kryetarët e komisioneve për politikë të jashtme të Bundestagut gjerman Michael Roth, të Senatit të SHBA-ve Bob Menendez, të Parlamentit britanik Alicia Kearns dhe kryetarët e komisioneve të punëve të jashtme të parlamenteve të Republikës Çeke, Ukrainës, Irlandës, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë”, shkroi ai.