Brenda 24 orëve, tri raste të dhunës në familje

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. Rasti i parë ka ndodhur në Podujevë. “DHUNË NË FAMILJE- Podujevë / 25.02.2024-18:05. Dy viktimat, një mashkull dhe një femër kosovarë, kanë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë ndaj tyre. I dyshuari është […]

Brenda 24 orëve, tri raste të dhunës në familje
brenda-24-oreve,-tri-raste-te-dhunes-ne-familje

brenda-24-oreve,-tri-raste-te-dhunes-ne-familje

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti i parë ka ndodhur në Podujevë.

“DHUNË NË FAMILJE- Podujevë / 25.02.2024-18:05. Dy viktimat, një mashkull dhe një femër kosovarë, kanë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë ndaj tyre. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Në Prizren një grua ka raportuar se ka pasur vazhdimisht dhunë dhe kërcënime nga një person. I dyshuari është arrestuar.

“DHUNË NË FAMILJE- Prizren / 25.02.2024 – 07:40. Ankuesja femer kosovare ka raportuar se vazhdimisht ka pasur dhunë dhe kërcënime nga i dyshuari mashull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Ndërsa në Malishevë është arrestuar një i dyshuar pasi e kishte sulmuar fizikisht një grua.

“DHUNË NË FAMILJE- Malishevë / 25.02.2024 – 00:10. Ankuesja femer kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”