Arrestohet një i mitur, dyshohet se kanosi dikë për të mos e lënë të dëshmonte në gjykatë

Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur nën dyshimin se ka kanosur dikë që të mos dëshmonte në gjykatë lidhur me një rast. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar si “Frikësim gjatë procedurës penale”. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, për shkak se përmes […]

Arrestohet një i mitur, dyshohet se kanosi dikë për të mos e lënë të dëshmonte në gjykatë
arrestohet-nje-i-mitur,-dyshohet-se-kanosi-dike-per-te-mos-e-lene-te-deshmonte-ne-gjykate

arrestohet-nje-i-mitur,-dyshohet-se-kanosi-dike-per-te-mos-e-lene-te-deshmonte-ne-gjykate

Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur nën dyshimin se ka kanosur dikë që të mos dëshmonte në gjykatë lidhur me një rast.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Frikësim gjatë procedurës penale”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, për shkak se përmes telefonit ka kanosur të dëmtuarin mashkull kosovar që të mos dëshmoj në gjykatë lidhur me një rast të mëhershëm. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.