Mesazhet kërcënuese ndaj policëve që nisën punën në Veri, reagon Ambasadori i Francës

Olivier Guerot, ambasador i Francës në Kosovë, ka reaguar në lidhje me kërcënimet që kanë marrë serbët e Kosovës që janë bërë pjesëe Policisë së Kosovës. Guerot shpërndau postimin e shefit të EULEX’it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, i cili ka kundërshtuar këto kërcënimë, të martën. Në këtë linjë është edhe ambasadori francez. “Është me […]

Mesazhet kërcënuese ndaj policëve që nisën punën në Veri, reagon Ambasadori i Francës
mesazhet-kercenuese-ndaj-policeve-qe-nisen-punen-ne-veri,-reagon-ambasadori-i-frances

mesazhet-kercenuese-ndaj-policeve-qe-nisen-punen-ne-veri,-reagon-ambasadori-i-frances

Olivier Guerot, ambasador i Francës në Kosovë, ka reaguar në lidhje me kërcënimet që kanë marrë serbët e Kosovës që janë bërë pjesëe Policisë së Kosovës.

Guerot shpërndau postimin e shefit të EULEX’it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, i cili ka kundërshtuar këto kërcënimë, të martën.

Në këtë linjë është edhe ambasadori francez.

“Është me të vërtetë e rëndësishme që institucionet e Kosovës të pasqyrojnë diversitetin e shoqërisë. Plotësisht në marrëveshje me EULEX“, ka shkruar Guerot.

Serbët e Kosovës vitin e kaluar ishin larguar nga institucionet, madje policët serbë në mënyrë demostrative kishin larguar uniformat.

Por jo të gjithë i janë bindur thirrjeve të Listës Serbe për bojkot të institucioneve.