Auditori i Përgjithshëm nuk gjen asnjë parregullsi në tri Agjenci të pavarura për vitin 2022

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike në mbledhjen e radhës ka shqyrtuar raportet e auditimit për pasqyrat financiare vjetore për vitin 2022 të Autoritetit për Komunikime Elektronike dhe Postare  (ARKEP), Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil dhe për Agjencinë për Informim dhe Privatësi. Kryetarja e Komisionit Hykmete Bajrami,  tha se në raportet e Auditimit […]

Auditori i Përgjithshëm nuk gjen asnjë parregullsi në tri Agjenci të pavarura për vitin 2022
auditori-i-pergjithshem-nuk-gjen-asnje-parregullsi-ne-tri-agjenci-te-pavarura-per-vitin-2022

auditori-i-pergjithshem-nuk-gjen-asnje-parregullsi-ne-tri-agjenci-te-pavarura-per-vitin-2022

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike në mbledhjen e radhës ka shqyrtuar raportet e auditimit për pasqyrat financiare vjetore për vitin 2022 të Autoritetit për Komunikime Elektronike dhe Postare  (ARKEP), Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil dhe për Agjencinë për Informim dhe Privatësi.

Kryetarja e Komisionit Hykmete Bajrami,  tha se në raportet e Auditimit për këto Agjenci të pavarura nuk ka pasur asnjë të gjetur dhe asnjë rekomandim.

Ajo tha se kjo ka qenë edhe arsyeja pse nuk janë ftuar zyrtarët e Audtitimi për raportim.

“Ky raport ka rezultuar pas asnjë gjetur nuk ka asnjë rekomnadim. Arsyeja pse nuk i kemi thirrur zyrtarët e Zyrës Kombëtare të Auditimit është për shkak se nuk ka pasur të gjetura dhe rekomandime”, tha ajo, raporton eo.

Rendi i ditës:

1.    Miratimi i rendit të ditës;

2.    Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më 3.10.2023;

3.    Shqyrtimi i Raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, për vitin 2022;

4.    Shqyrtimi i Raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Autoritetit për Komunikime Elektronike dhe Postare – ARKEP, për vitin 2022;

5.    Shqyrtimi i Raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, për vitin 2022;

6.    Shqyrtimi i Raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2022;

7.    Të ndryshme.