Avokati për të moshuarën që e rrahën në Pejë: Jeton me vajzën por nuk i jepet ligjërisht kujdestaria

Ditën e djeshme është mbajtur seanca fillestare për gjykimin ndaj infermierëve, të cilat dyshohen për sulm fizik ndaj të moshuarës në “Orenda” në Pejë. Prokuroria Themelore në Pejë, katër muaj më parë kishte ngritur aktakuzë ndaj tri të pandehurave të dyshuara për këtë rast. Sipas aktakuzës, tri të pandehurat në cilësinë e infermiereve në shtëpinë […]

Avokati për të moshuarën që e rrahën në Pejë: Jeton me vajzën por nuk i jepet ligjërisht kujdestaria
avokati-per-te-moshuaren-qe-e-rrahen-ne-peje:-jeton-me-vajzen-por-nuk-i-jepet-ligjerisht-kujdestaria

avokati-per-te-moshuaren-qe-e-rrahen-ne-peje:-jeton-me-vajzen-por-nuk-i-jepet-ligjerisht-kujdestaria

Ditën e djeshme është mbajtur seanca fillestare për gjykimin ndaj infermierëve, të cilat dyshohen për sulm fizik ndaj të moshuarës në “Orenda” në Pejë.

Prokuroria Themelore në Pejë, katër muaj më parë kishte ngritur aktakuzë ndaj tri të pandehurave të dyshuara për këtë rast.

Sipas aktakuzës, tri të pandehurat në cilësinë e infermiereve në shtëpinë e kujdesit për të moshuar “Orenda”, me dashje dhe në bashkëkryerje kanë përdorur forcë ndaj të moshuarës, e cila ishte e vendosur në ketë strehimore.

Ndërkohë avokati Maeshari Selimaj, në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania tha se do të sigurohen që kujdestaria e të moshuarës t’i kalojë vajzës së saj.

Ai tha se momentalisht janë të përjashtuar nga proceduara gjyqësore.

“Përmes mekanizmit ligjor do të sigurohemi që kujdestaria e përkohshme, fillimisht të shkojë të vajza e saj pastaj do bëhemi ne pjesë. Se momentalisht jemi të përjashtuar nga procedura. Sot që flasim e moshuara po qëndron me vajzën e saj”-tha ai.