Avokati Stojkoviq: Të sanksionohet regjimi i Vuçiqit, krijon tensione në Kosovë për të ruajtur pushtetin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq përdor çdo mjet për të krijuar tensione në mënyrë që pajtimi me Kosovën të mos ndodhë. Kështu thotë në një intervistë për KosovaPress avokati serb, Cedomir Stojkoviq. Ai përgënjeshtron zërat se Vuçiq ulet në “dy karrige”, duke akuzuar të njëjtin se ulet vetëm në atë të Rusisë, për çka thotë […]

Avokati Stojkoviq: Të sanksionohet regjimi i Vuçiqit, krijon tensione në Kosovë për të ruajtur pushtetin
avokati-stojkoviq:-te-sanksionohet-regjimi-i-vuciqit,-krijon-tensione-ne-kosove-per-te-ruajtur-pushtetin

avokati-stojkoviq:-te-sanksionohet-regjimi-i-vuciqit,-krijon-tensione-ne-kosove-per-te-ruajtur-pushtetin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq përdor çdo mjet për të krijuar tensione në mënyrë që pajtimi me Kosovën të mos ndodhë.

Kështu thotë në një intervistë për KosovaPress avokati serb, Cedomir Stojkoviq. Ai përgënjeshtron zërat se Vuçiq ulet në “dy karrige”, duke akuzuar të njëjtin se ulet vetëm në atë të Rusisë, për çka thotë se Perëndimi po e kupton çdo ditë e më shumë një gjë të tillë.

Stojkoviq beson se e gjithë kjo tendencë e Vuçiqit për të krijuar destabilitet ka për qëllim që të ruajë pushtetin në Beograd.

Në intervistën për KosovaPress, Stojkoviq flet edhe për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi dhe thirrjet e serbëve për të kthyer ushtrinë në Kosovë. Ai shprehet i pakënaqur me mënyrën se si bashkësia ndërkombëtare sillet me Serbinë, ndërkohë që ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës.

Sipas avokatit serb, një regjim i tillë antidemokratik si i Vuçiqit duhet të jetë nën sanksione të Perëndimit.

Stojkoviq nuk e sheh të afërt ditën kur do të arrihet marrëveshja përfundimtare Kosovë – Serbi, së paku siç thotë ai, jo derisa në Beograd të mos ketë frymë të re politike.

Duke e konsideruar antiperëndimor dhe antivevropian, Stojkoviq thotë se regjimi i Vuçiqit në Beograd duhet të jetë nën sanksione.

Përderisa Beogradi zyrtar krijon vazhdimisht tensione dhe nxit serbët përmes propagandës, Stojkoviq thekson se prania e NATO-s në Kosovë është garanci që Vuçiq të mos krijojë konflikte të armatosura.

Sipas Stojkoviqit, të gjitha problemet në Serbi janë të lidhura me ndikimin e Federatës Ruse dhe siç thotë ai, Evropa duhet të bëjë presion të madh mbi qeverinë serbe që të ndërpresë të gjitha lidhjet me Rusinë.

Vetëm atëherë, ai thotë se nuk do të ketë më thirrje në Serbi që “ushtria serbe të kthehet në Kosovë”.

Para disa ditësh mediat serbe shkruanin se Vuçiq ka thënë se në 11 vjetët e fundit ka investuar 8 miliardë euro për serbët në Kosovë, por një gjë të tillë, avokati serb e quan gënjeshtër.

Sipas tij, po të qëndronte një gjë e tillë, në veri të Kosovës do të krijohej një “Dubai i vogël”. Megjithatë, nuk mohon se kriminelët serbë janë ndihmuar financiarisht nga Serbia.