Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale 2024 në RMV (Infografik)

Gordana Siljanovska Davkova, në rrethin e dytë të zgjedhjeve të shtata presidenciale u zgjodh presidentja e parë grua në historinë e Maqedonisë së Veriut me një diferencë prej mbi 300 mijë vota nga kundër kandidati i saj, presidenti i deritanishëm Stevo Pendarovski, shkruan Portalb.mk. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka numëruar 100% të votave, në infografikun […]

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale 2024 në RMV (Infografik)
Kandidatët për presidentë të RMV-së: Gordana Siljanovska Davkova dhe Stevo Pendarovski. Foto ilustrim nga Fisnik Xhelili/Portalb.mk (Fotoja në prapavi nga Canva)

Gordana Siljanovska Davkova, në rrethin e dytë të zgjedhjeve të shtata presidenciale u zgjodh presidentja e parë grua në historinë e Maqedonisë së Veriut me një diferencë prej mbi 300 mijë vota nga kundër kandidati i saj, presidenti i deritanishëm Stevo Pendarovski, shkruan Portalb.mk.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka numëruar 100% të votave, në infografikun më poshtë shihet sa vota mori secili kandidat dhe dallimi.

REZULTATI I ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE 2024
REZULTATI I ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE 2024

Kujtojmë që Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska Davkova garuan me njëri tjetrin edhe në zgjedhjet presidenciale të vitit 2029, ku aso kohe Pendarovski fitoi.

REZULTATI I ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE
REZULTATI I ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE 2019

Këto zgjedhje presidenciale votuan gjithsej  861.165 qytetarë në 3,508 qendra të votimit.

Pjesëmarrja këto zgjedhje ishte 47,46% %.

Fletëvotime të vlefshme ishin 812.884, ndërsa të pavlefshme 48.283.

Kështu votuat komunat me popullatë shqiptare.

Votat e komunave me popullatë shqiptare në zgjedhjet parlamentare dhe persidenciale të 8 majit 2024
Votat e komunave me popullatë shqiptare në zgjedhjet parlamentare dhe persidenciale të 8 majit 2024

Së bashku me zgjedhjet presidenciale u mbajtën edhe zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare, ku nga paritë maqedonase fituese doli koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, ndërsa nga ato shqiptare koalicioni Fronti Evropian e udhëhequr nga BDI.