Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare 2024 në RMV dhe numri i deputetëve (Infografik)

Opozitarja VMRO-DPMNE-ja ka shënuar fitore bindëse ndërsa LSDM-ja humbje të thellë në zgjedhjet parlamentare të 8 majit 2024. Në bllokun shqiptar, Fronti Evropian doli me mbi 30 mijë vota më shumë se koalicioni opozitar VLEN. Në Kuvendin e RMV-së do të jenë Levica dhe ZNAM e cila garoi për herë të parë këto zgjedhje, shkruan […]

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare 2024 në RMV dhe numri i deputetëve (Infografik)
Zgjedhje në Maqedoni, foto nga Fisnik Xhelili, Portalb.mk

Opozitarja VMRO-DPMNE-ja ka shënuar fitore bindëse ndërsa LSDM-ja humbje të thellë në zgjedhjet parlamentare të 8 majit 2024. Në bllokun shqiptar, Fronti Evropian doli me mbi 30 mijë vota më shumë se koalicioni opozitar VLEN. Në Kuvendin e RMV-së do të jenë Levica dhe ZNAM e cila garoi për herë të parë këto zgjedhje, shkruan Portalb.mk.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka numëruar 100% të votave, në infografikun më poshtë shihet se sa vota dhe sa deputetë fituan partitë dhe koalicionet.

Këto zgjedhje votuan gjithsej 1.006.422 qytetarë në 3,477 qendra të votimit.

Pjesëmarrja këto zgjedhje ishte 55,44%.

Fletëvotime të vlefshme ishin 978.932, ndërsa të pavlefshme 27.492.

Në këto zgjedhje garuan gjithsej 17 lista deputetësh, por 11 nga to nuk arritën të sigurojnë as edhe një deputet.

Së bashku me zgjedhjet parlamentare u mbajt edhe rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, ku fituese doli Gordana Siljanovska Davkova me 561.001 vota, apo 309,120 vota më shumë se Stevo Pendarovski i cili mori 251.881 vota.