Babai i Triumf Rizës: S’kam pas fare qejf të lidhet me Adelina Ismailin

Shefqet Riza babai i Triumf Rizës i cili u vra në vitin 2007 ka folur edhe për lidhjen e tij me këngëtaren Adelina Ismaili. Riza në Debat Plus, tha se nuk beson që këngëtarja ka qenë shkaku i përplasjes mes Triumf Riszës dhe Enver Sekiraqës. Ai tregoi se personalisht nuk i ka pëlqyer lidhja e […]

Babai i Triumf Rizës: S’kam pas fare qejf të lidhet me Adelina Ismailin
babai-i-triumf-rizes:-s’kam-pas-fare-qejf-te-lidhet-me-adelina-ismailin

babai-i-triumf-rizes:-s’kam-pas-fare-qejf-te-lidhet-me-adelina-ismailin

Shefqet Riza babai i Triumf Rizës i cili u vra në vitin 2007 ka folur edhe për lidhjen e tij me këngëtaren Adelina Ismaili.

Riza në Debat Plus, tha se nuk beson që këngëtarja ka qenë shkaku i përplasjes mes Triumf Riszës dhe Enver Sekiraqës.

Ai tregoi se personalisht nuk i ka pëlqyer lidhja e Triumfit me këngëtaren Adelina Ismaili.

“Unë besoj që nuk ka qenë shkaku i përplasjes. Triumfi e ka pasur shoqe të shkollës, edhe ajo i është ofruar Triumfit, se çfarë derti ka me Sekiraqën. Triumfi i ka thënë paraqitë rastin në polici edhe tjetër s’ka. Lidhje i ka pas Triumfi me të, s’i kam përzi askujt në çështje të dashurisë, pa marrë parasysh a kam pas qejf unë jo. Të them të vërtetën qejf kurrë s’kam pas, sepse me këto këngëtaret e estradës gjitha të zezat bëhen, hiç qejf s’kam pas”, tha ai.

Triumf Riza u vra në vitin 2007. Për vrasje u dënua me 35 vjet burgim Arben Berisha, derisa involvimi i Enver Sekiraqës është kthyer në rigjykim.