Bahtjari dhe Jonuzi akuzohen nga Specialja se tentuan ta bindin dëshmitarin të tërhiqte dëshminë dhe të mos dëshmonte

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka publikuar aktakuzën e ngritur ndaj Ismet Bahtjari dhe Sabit Jonuzi të cilët janë arrestuar dhe dërguar në Hagë nën akuzën se kanë tentuar të bindnin një dëshmitar të mos japë dëshmi. Sipas aktakuzës Sabit Januzi dhe Ismet Bahtjari, përmes kërcënimit të rëndë dhe veprimit të përbashkët të një […]

Bahtjari dhe Jonuzi akuzohen nga Specialja se tentuan ta bindin dëshmitarin të tërhiqte dëshminë dhe të mos dëshmonte
bahtjari-dhe-jonuzi-akuzohen-nga-specialja-se-tentuan-ta-bindin-deshmitarin-te-terhiqte-deshmine-dhe-te-mos-deshmonte

bahtjari-dhe-jonuzi-akuzohen-nga-specialja-se-tentuan-ta-bindin-deshmitarin-te-terhiqte-deshmine-dhe-te-mos-deshmonte

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka publikuar aktakuzën e ngritur ndaj Ismet Bahtjari dhe Sabit Jonuzi të cilët janë arrestuar dhe dërguar në Hagë nën akuzën se kanë tentuar të bindnin një dëshmitar të mos japë dëshmi.

Sipas aktakuzës Sabit Januzi dhe Ismet Bahtjari, përmes kërcënimit të rëndë dhe veprimit të përbashkët të një grupi personash në të cilin të dy morën pjesë, tentuan të pengonin persona zyrtarë, si gjykatës, prokurorë, zyrtarë të gjykatës, zyrtarë të prokurorisë apo persona të autorizuar nga gjykata ose prokuroria, në kryerjen e detyrave zyrtare, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në aktakuzë theksohet se midis 5 prillit 2023 dhe 12 prillit 2023, Januzi dhe Bahtjari, në bashkëkryerje me individë të tjerë, ndër të cilët “bashkëkryesi 1”, u bashkërenduan si grup para dhe pas kontakteve personale të Januzi dhe Bahtjari me “dëshmitarin 1”.

“Konkretisht, u takuan secili më vete me “dëshmitarin 1” për ta nxitur “dëshmitarin 1” që të tërhiqte dëshminë, ose të mos jepte dëshmi në proceset zyrtare para Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK)”, thuhet në aktakuzë.

Sipas aktakuzës, kjo sjellje tregon qartë synimin e Januzi dhe Bahtjari për të dëmtuar dhe penguar persona zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare.

Sipas aktakuzës Januzi dhe Bahtjari kontribuuan konsiderueshëm dhe ndërmorën veprime të konsiderueshme për kryerjen e veprave penale, duke u takuar individualisht me “dëshmitarin 1”, një person për të cilin besonin se i kishte dhënë ose kishte të ngjarë t’i jepte dëshmi DHSK-së/ZPS-së, duke i bërë presion “dëshmitarit 1” që të tërhiqte deklaratën, të jepte informacion të rremë, ose të mos jepte dëshmi, duke përdorur sjellje dhe gjuhë kërcënuese për ta frikësuar dëshmitarin 1, duke e kontaktuar dëshmitarin 1 kundër dëshirës së tij, ndër të tjera përmes telefonit dhe takimeve personale.

“Januzi dhe Bahtjari mbajnë përgjegjësi penale individuale për pengim të personave zyrtarë për kryerjen e detyrës zyrtarë, me anë të kërcënimit të rëndë, midis më së paku 5 dhe 12 prillit 2023, VEPËR PENALE KUNDËR RENDIT PUBLIK, e ndëshkueshme në bazë të neneve 17, 21, 28, 31, 33, 35 dhe 401(1) dhe (5) të KPK-së, dhe neneve 15(2) dhe 16(3) të Ligjit. Pengim të personave zyrtarë për kryerjen e dëtyrës zyrtarë, me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi, midis më së paku 5 dhe 12 prillit 2023, Vepër penale kundër rendit publik, e ndëshkueshme në bazë të neneve 17, 21, 28, 33, 35, dhe 401(2) dhe (5) të KPK-së, dhe neneve 15(2) dhe 16(3) të Ligjit. Dhe frikësim gjatë procedurës penale, midis më së paku 5 dhe 12 prillit 2023, Vepër penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike, e ndëshkueshme në bazë të neneve 17, 21, 31, 33, 35 dhe 387 të KPK-së, dhe neneve 15(2) dhe 16(3) të Ligjit”,  thuhet në aktakuzë.

Ndryshe, të premten, në një njoftim të Zyrës së Prokurorit të Specializuar është thënë se Ismet Bahtjari dhe Sabit Jonuzi janë arrestuar dhe transferuar në Hagë nën dyshimin se kanë tentuar të bindnin një dëshmitar të mos japë dëshmi.

Sipas njoftimit fletarresti ndaj tyre është lëshuar nga gjyqtari i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara, dhe se Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka vendosur se ka dyshime të bazuara se Bahtjari dhe Januzi janë përpjekur të bindin një dëshmitar që të mos japë dëshmi në Hagë.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Aktualisht, pranë Dhomave të Specializuara janë duke u zhvilluar disa raste gjyqësore, përfshirë edhe rasti ndaj ish-krerëve të UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – që akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.