Si votuan komunat e shqiptarëve për Frontin Evropian dhe VLEN, por edhe për presidencialet? (Infografik)

Dy koalicionet e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Fronti Evropian dhe VLEN sipas rezultateve të deritanishme nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të kenë 32 deputetë. Fronti Evropian ka siguruar 19 deputetë, ndërsa VLEN 13. Portalb.mk analizoi si votuan komunat e shqiptarëve në zgjedhjet parlamentare për dy koalicionet, por edhe në presidencialet për Stevo […]

Si votuan komunat e shqiptarëve për Frontin Evropian dhe VLEN, por edhe për presidencialet? (Infografik)
Liderët e Frontit Evropian dhe VLEN. Foto e parë nga profili në Facebook i Ali Ahmetit, foto e dytë nga profili në Facebook i Bilall Kasamit

Dy koalicionet e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Fronti Evropian dhe VLEN sipas rezultateve të deritanishme nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të kenë 32 deputetë. Fronti Evropian ka siguruar 19 deputetë, ndërsa VLEN 13. Portalb.mk analizoi si votuan komunat e shqiptarëve në zgjedhjet parlamentare për dy koalicionet, por edhe në presidencialet për Stevo Pendarovskin dhe Gordana Siljanovskën.

Votat e komunave me popullatë shqiptare në zgjedhjet parlamentare dhe persidenciale të 8 majit 2024
Votat e komunave me popullatë shqiptare në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të 8 majit 2024

Sipas 99.27% të votave të përpunuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, në zgjedhjet parlamentare VMRO-DPMNE ka marrë 431.251 vota (58 deputetë), LSDM ka 153.250 vota (18 deputetë), Fronti Evropian ka 137.535 vota (19 deputetë), VLEN ka 107.067 vota (13 deputetë), Levica ka 67.269 vota (6 deputetë) dhe ZNAM ka 55.544 vota (6 deputetë).

Dallimi midis Frontit Evropian dhe VLEN është mbi 30,468 vota.

Në zgjedhjet presidenciale, Gordana Siljanovska Davkova mori 560.744 vota, kurse Stevo Pendarovski 251.755 vota, dallimi është 308,989 vota.