Daut Haradinaj kujton Ilir Konushevcin e Hazir Malën: Ishin shtyllë e fortë e luftës sonë çlirimtare

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka kujtuar bashkëluftetarët e tij tani heronj të kombit, Ilir Konushevci e Hazir Mala në përvjetorin e rënies. Daut Haradinaj ka thënë se Ilir Konushevci ishte fjalëpak e i guximshëm. “Në fillet e para të angazhimit tim në UÇK kisha nderin të takoj […]

Daut Haradinaj kujton Ilir Konushevcin e Hazir Malën: Ishin shtyllë e fortë e luftës sonë çlirimtare
daut-haradinaj-kujton-ilir-konushevcin-e-hazir-malen:-ishin-shtylle-e-forte-e-luftes-sone-clirimtare

daut-haradinaj-kujton-ilir-konushevcin-e-hazir-malen:-ishin-shtylle-e-forte-e-luftes-sone-clirimtare

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka kujtuar bashkëluftetarët e tij tani heronj të kombit, Ilir Konushevci e Hazir Mala në përvjetorin e rënies.

Daut Haradinaj ka thënë se Ilir Konushevci ishte fjalëpak e i guximshëm.

“Në fillet e para të angazhimit tim në UÇK kisha nderin të takoj ilir Konushevcin dhe Adrian Krasniqin. Për gati dy vjet rrugëtonim së bashku nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas. Iliri fjalëpak dhe tepër i guximshëm, bashkë me Adrianin, në shumicën e rasteve ishte përgjegjës per rrugëtimin tonë. As bora e shiu nuk e ndalte djaloshin sypatrembur për t’ju sjellë shokëve barutin. Ai më 25 -26 mars 1998 bashkë me Qerimin ishin të parët që erdhën në Jabllanicë për të na përkrahur në luftën e sapo nisur në Dukagjin”, ka thënë Daut Haradinaj.

Ai ka thënë se është e paimagjinushme lufta çlirimtare pa angazhimin e Ilir Konushevcit, Ali Ahmetit, Mustafë Selmanajt, Agim Nuhës e shumë të tjerëve si ata.

“Është e paimagjinushme lufta jonë pa angazhimin e Ilir Konushevcit, Ali Ahmetit, Mustafë Selmanajt e shumë të tjerëve që e bënë të pamundurën të mundshme, në furnizimin e Dukagjinit, dhe jo rastësisht Serbia organizoi pritë duke i kthyer në përjetësi Hazir Malën dhe Ilir Konushevcin në Qafë Mali duke sjellë armatim për shokët.

Kjo goditje mori kohë që furnizuesit tonë të riorganizoheshin pas një thyerje të madhe”, ka përfunduar Daut Haradinaj.