Ballkani zyrtarizon Ismajlgecin

Marsel Ismajlgeci është përforcimi i radhës i Ballkanit. Kampioni në fuqi i Kosovës njoftoi zyrtarisht sot për arritjen e marrëveshjes me 23-vjeçari. Mbrojtësi i krahut të majtë si futbollist është zhvilluar te Tirana. Ai së fundi ishte pjesë e Zrinjskin Mostarit, në Bosnjë-Hercegovinë. Njoftimi i plotë nga FC Ballkani: “Të dashur tifozë, Kemi kënaqësinë të […]

Ballkani zyrtarizon Ismajlgecin

Marsel Ismajlgeci është përforcimi i radhës i Ballkanit.

Kampioni në fuqi i Kosovës njoftoi zyrtarisht sot për arritjen e marrëveshjes me 23-vjeçari.

Mbrojtësi i krahut të majtë si futbollist është zhvilluar te Tirana.

Ai së fundi ishte pjesë e Zrinjskin Mostarit, në Bosnjë-Hercegovinë.

Njoftimi i plotë nga FC Ballkani:

“Të dashur tifozë,

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se skuadrës tonë kampione i është bashkuar edhe një kampion.

Anësori i majtë, Marsel Ismajlgeci, tani është futbollist i Ballkanit.

23 vjeçari ka luajtur për Tiranën, skuadër me të cilën u shpall kampion i Superiorës në Shqipëri, kurse së fundmi kishte një aventurë edhe në Bosnje, me kampionët e Zrinjskit të Mostarit.

Mirë se vjen Marsel, klubi të dëshiron suksese në arritjen e objektivave tona të përbashkëta”.