BE: I bëjmë thirrje Listës Serbe ta rishqyrtojë vendimin për mospjesëmarrje në votimin e 21 prillit

Nga Bashkimi Evropian thonë se ju vjen keq për vendimin e Listës Serbe për të mos marrë pjesë në votimin e 21 prillit për shkarkimin e kryetarëve aktualë në katër komunat në Veri. “BE’së i vjen keq që Lista Serbe ka vendosur që të mos marrë pjesë në zgjedhjet e shkarkimit të planifikuara për 21 […]

BE: I bëjmë thirrje Listës Serbe ta rishqyrtojë vendimin për mospjesëmarrje në votimin e 21 prillit
be:-i-bejme-thirrje-listes-serbe-ta-rishqyrtoje-vendimin-per-mospjesemarrje-ne-votimin-e-21-prillit

be:-i-bejme-thirrje-listes-serbe-ta-rishqyrtoje-vendimin-per-mospjesemarrje-ne-votimin-e-21-prillit

Nga Bashkimi Evropian thonë se ju vjen keq për vendimin e Listës Serbe për të mos marrë pjesë në votimin e 21 prillit për shkarkimin e kryetarëve aktualë në katër komunat në Veri.

“BE’së i vjen keq që Lista Serbe ka vendosur që të mos marrë pjesë në zgjedhjet e shkarkimit të planifikuara për 21 prill në katër komunat veriore. Kjo vjen pas bojkotit e mëparshëm të zgjedhjeve lokale të prill të 2023 në veri të Kosovës.”

BE ka përsëritur që zgjedhjet e 23 prillit vitin e kaluar nuk prodhuan zgjidhje afatgjate.

“Edhe pse zgjedhjet lokale të prillit 2023 u zhvilluan në linjë me kornizën ligjore të Kosovës, ato nuk prodhuan zgjidhje politike afatgjate pasi bojkoti nga serbët e Kosovës rezultoi me një pjesëmarrje shumë të ulët.”

Në përgjigje thuhet se BE ka marrë parasysh shqetësimet e serbëve të Kosovës dhe i ka bërë thirrje Listës Serbe që ta rishqyrtojë vendimin për të mos marrë pjesë në votimin e 21 prillit.

“Ne kemi marrë parasysh shqetësimet e serbëve të Kosovës sa i përket procesit që mundëson zgjedhje të reja lokale. Megjithatë, ne i bëjmë thirrje Listës Serbe ta rikonsiderojë vendimin për mos të marrë pjesë, pasi demokracia ka të bëjë me pjesëmarrjen, dhe elektoratin e serbëve të Kosovës që të shfrytëzojë të drejtat e tyre dhe të shprehin opinionet e tyre politike në kutitë e votimit.”

BE ka thënë se është kritike që zgjedhjet lokale të mbahen në Veri dhe që serbët të marrin pjesë.

“BE rikujton se është kritike që zgjedhjet lokale gjithëpërfshirëse, ku serbët e Kosovës marrin pjesë pa parakushte, të mbahen në katër komjnat në Veri të Kosovës. Mbajtja e zgjedhjeve të reja për kryetar komune do të siguronte një qeverisje vendore plotësisht përfaqësuese në veri dhe do të ndihmonte në përshkallëzimin e situatës. Vota për shkarkim është një hap në këtë drejtim”, kanë thënë për Express.

BE, po ashtu, ka shtuar se është i domosdoshme kthimi i serbëve në institucione.

“Që kur serbët e Kosovës u larguan nga institucionet në Veri të Kosovës në nëntor 2022, BE me partnerë janë angazhuar me Kosovën dhe Serbinë që ta bëjnë të mundur kthimin e tyre në institucione. Është e domosdoshme që të kthehemi në një situatë ku serbët e Kosovës marrin pjesë në qeverisjen lokale, policinë dhe gjyqësorin në veri të Kosovës.”