Shala i AAK-së: Radomiroviq ishte pjesë e ushtrisë serbe, Kurti s’është dashur ta emëroj zëvëndësministër

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti nuk do duhej t’a emëronte zëvëndësministrin për Komunitete dhe Kthim, Radomiroviq pas pjesëmarrjes së tij në luftën e fundit në Kosovë, ka vlerësuar Haxhi Shala nga radhët e AAK-së. Ky i fundit ka deklaruar se ai do duhet të shkarkohej. “Nuk është argument i mjaftueshëm sepse vet Milloshi […]

Shala i AAK-së: Radomiroviq ishte pjesë e ushtrisë serbe, Kurti s’është dashur ta emëroj zëvëndësministër
shala-i-aak-se:-radomiroviq-ishte-pjese-e-ushtrise-serbe,-kurti-s’eshte-dashur-ta-emeroj-zevendesminister

shala-i-aak-se:-radomiroviq-ishte-pjese-e-ushtrise-serbe,-kurti-s’eshte-dashur-ta-emeroj-zevendesminister

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti nuk do duhej t’a emëronte zëvëndësministrin për Komunitete dhe Kthim, Radomiroviq pas pjesëmarrjes së tij në luftën e fundit në Kosovë, ka vlerësuar Haxhi Shala nga radhët e AAK-së.

Ky i fundit ka deklaruar se ai do duhet të shkarkohej.

“Nuk është argument i mjaftueshëm sepse vet Milloshi ska marrë pjesë por ka urdhëruar…në momentin që do doli ajo, Kryeminsitri do duhej t’a shkarkonte. Kryeministri nuk do duhej ta emëronte fare, se çka bën tani ka pak rëndësi. Kjo tregon se ai nuk është i gatshëm, tregon se vetëm ku ta gjejë një serbe  ta emëroj diku në institucione”, ka deklaruar ai në “FIVE” të RTV Dukagjini.

Është raportuar se Radomiroviq kishte qenë pjesë e luftës së Kosovës.

Qeveria ka mohuar pretendime të tilla duke deklaruar se Radomiroviq kishte qenë pjesë e stafit civil.