Bislimi: Votimi në KiE për Kosovën, një hap i rëndësishëm
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se votimi pro Raportit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës sot në Paris të Francës shënon një hap të rëndësishëm për vendin. Në platformën e rrjeteve sociale X, ai ka falënderuar raportuesen Dora Bakoyannis për kontributin e saj dhe gjithashtu çdo anëtare të Asamblesë Parlamentare të KiE për […]
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se votimi pro Raportit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës sot në Paris të Francës shënon një hap të rëndësishëm për vendin.
Në platformën e rrjeteve sociale X, ai ka falënderuar raportuesen Dora Bakoyannis për kontributin e saj dhe gjithashtu çdo anëtare të Asamblesë Parlamentare të KiE për opinionin pozitiv dhe mbështetjen në rrugën drejt KiE.
“Në takimin e sotëm, Komiteti për Politikë të Jashtme dhe Demokraci rekomandoi që Kosova të ftohet për t’u bërë anëtare”.
“Ky është një hap i rëndësishëm. Anëtarësimi ynë në Këshillin e Evropës do të ishte një lajm i mirë për ne, për demokracinë dhe vlerat evropiane”, ka thënë Bislimi.
Positive update in our path towards @coe. In today’s meeting, @PACE_Political Affairs Committee recommended for to be invited to become a member. This is an important step. Our membership in the Council of Europe, would be good news for us, for democracy, and European values.
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) March 27, 2024