BIZNES

Nobeli i Letërsisë, reagon akademia suedeze: Analizojmë deklaratat letrare, jo ato politike

Pas reagimeve të jashtëzakonshme që shkaktoi dhënia e Nobelit të sivjetshëm të letërsisë shkrimtarit Peter Handke, një përkrahës i regjimit të Sllobodan Milloshevicit, ka reaguar Akademia Suedeze. Sekretari i përhershëm i saj Mats Malm, tha për New York Times se komiteti i bën përzgjedhjet mbi baza letrare dhe estetike dhe se “nuk është mandati i akademisë të balancojë cilësinë letrare kundrejt konsideratave politike”.

CNN gjithashtu ka kërkuar një koment nga Fondacioni “Nobel” lidhur me vendimin polemizues, jehona negative e të cilit, vazhdon ende. Përgjigja që mori gjigandi mediatik amerikan ishte se “asnjëherë nuk i komentojnë përzgjedhjet e pavaruara të cilat jepen nga institucionet që zgjedhin laureatët për Çmime Nobel”.

Romani i parë debutues i Handke “Die Hornissen” u botua në 1966, dhe vepra e tij e vitit 1970 “Die Angst des Tormanns beim Elfmeter” , u kthye në film nga regjisori i njohur gjerman Wim Wenders.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top