Borrell: BE do të zgjerojë sanksionet ndaj programit të dronëve të Iranit

Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë se Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të zgjerojnë sanksionet ekzistuese ndaj programit të dronëve dhe raketave të Iranit, raporton KlanKosova. Borrell tha se sanksionet e reja zgjerojnë “zonën gjeografike të këtij kuadri për të mbuluar dërgesat me dronë dhe […]

Borrell: BE do të zgjerojë sanksionet ndaj programit të dronëve të Iranit
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell. Foto nga Dursun Aydemir, Anadolu Agency

Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë se Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të zgjerojnë sanksionet ekzistuese ndaj programit të dronëve dhe raketave të Iranit, raporton KlanKosova.

Borrell tha se sanksionet e reja zgjerojnë “zonën gjeografike të këtij kuadri për të mbuluar dërgesat me dronë dhe raketa jo vetëm në Rusi”, shkruan CNN.

Bëhet e ditur se sanksionet do të zgjerojnë listën e komponentëve të bllokuar nga eksportimi nga BE-ja që përdoren në prodhimin e dronëve dhe raketave.