Bullgaria me qeveri pro-evropiane, në nëntë muajt e parë do të drejtohet nga Nikollai Denkov

Pas më shumë se dy vitesh jostabilitet politik dhe pesë zgjedhje të mbajtura, Bullgaria sot fitoi qeveri të re pro-evropiane, për të cilën u ra dakord me kompromis. Qeveria e re, e cila përbëhet nga ekspertë të kryesuar nga shkencëtari Nikolai Denkov, mori mbështetje të konsiderueshme në parlament, pasi pro votuan 132 nga 240 deputetë, […]

Bullgaria me qeveri pro-evropiane, në nëntë muajt e parë do të drejtohet nga Nikollai Denkov
Marrja e detyrës nga Nikolai Denkov. Foto: Qeveria e Bullgarisë

Pas më shumë se dy vitesh jostabilitet politik dhe pesë zgjedhje të mbajtura, Bullgaria sot fitoi qeveri të re pro-evropiane, për të cilën u ra dakord me kompromis. Qeveria e re, e cila përbëhet nga ekspertë të kryesuar nga shkencëtari Nikolai Denkov, mori mbështetje të konsiderueshme në parlament, pasi pro votuan 132 nga 240 deputetë, transmeton Portalb.mk.

60-vjeçari Denkov, i cili dikur ishte ministër i arsimit, u zgjodh nga koalicioni i reformës liberale dhe do të drejtojë qeverinë për nëntë muajt e ardhshëm. Denkov do të ketë gjithashtu mbështetjen e ish-komisioneres evropiane Maria Gabriel, të cilën GERB e propozoi fillimisht si mandatare. Për momentin do të jetë nënkryetare e qeverisë dhe pas nëntë muajsh kryeministre.

Vendi më i varfër në Bashkimin Evropian, ku korrupsioni është një problem i madh, më 2 prill mbajti zgjedhjet e pesta parlamentare në periudhë prej dy vjetësh. GERB-i i Bojko Borisovit fitoi ato zgjedhje, pas të cilave ai dhe ish-kryeministri tjetër, Kiril Petkov, lanë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre dhe ranë dakord për koalicion.

Kujtojmë se më 1 qershor në Kuvendin e Bullgarisë dita filloi me presione që rezultuan në përplasje fizike. Dy rezoluta – njëra e “Vazhdojmë me ndryshimin” (PP) dhe “Bullgaria Demokratike” (DB) dhe tjetra e “V’zrazhdane” (Rilindja) e nacionalistit dhe rusofilit të famshëm Kostadi Kostadinov, i njohur si “Bullgari Kopeykin”, shkaktoi një mosmarrëveshje e cila rezultoi në një konfrontim fizik, raporton media bullgare online pool.bg.