Çfarë mesazhe la Lajçaku sot? Analistët tregojnë epilogun e dialogut dhe vendimin për dinarin

Të martën, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka pritur në takim emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Ai pas takimit tha se kanë diskutuar për një listë të gjatë të çështjeve, por në veçanti për zbatimin e marrëveshjes bazike në mes dy palëve. Emisari Lajçak tregoi se më 27 shkurt në Bruksel në […]

Çfarë mesazhe la Lajçaku sot? Analistët tregojnë epilogun e dialogut dhe vendimin për dinarin
cfare-mesazhe-la-lajcaku-sot?-analistet-tregojne-epilogun-e-dialogut-dhe-vendimin-per-dinarin

cfare-mesazhe-la-lajcaku-sot?-analistet-tregojne-epilogun-e-dialogut-dhe-vendimin-per-dinarin

Të martën, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka pritur në takim emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ai pas takimit tha se kanë diskutuar për një listë të gjatë të çështjeve, por në veçanti për zbatimin e marrëveshjes bazike në mes dy palëve.

Emisari Lajçak tregoi se më 27 shkurt në Bruksel në nivel ekspertësh u diskutua për çështjen e dinarit por disa aspekte të rregullores janë diskutuar me Bislimin.

Ai paralajmëroi edhe një takim të nivelit të kryenegociatorve në Bruksel.

 

 Demhasaj: Besnik Bislimi po i shkel qëndrimet e veta për dinarin, i ndryshoi pas presionit të ndërkombëtarëve

 

Lidhur me mesazhet që përçoi emisari Lajçak për Front Online kanë folur njohësit e çështjeve politike.

Analisti Arton Demhasaj tha për Front Online se në takim tema kryesore ishte dinari e jo zbatimi i marrëveshjeve.

Demhasaj thotë se Bislimi të gjitha deklaratat lidhur me çështjen e dinarit po i shkel.

Sipas tij, qëndrimet zv.kryeministri i ndryshoi pas presionit ndërkombëtar.

“Temë kryesore në këtë takim nuk ka qenë shumë çështja e marrëveshjeve por çështja e dinarit se kjo është bërë pak pengës për zbatimin e marrëveshjeve. Bislimi njëherë ka deklaruar së kjo çështje është e BQK-së dhe nuk diskuton për këtë temë por po shihet që kur të vjen presioni ndërkombëtarë duhet të diskutohet. Të gjitha fjalët që i tha Bislimi për dinarin po i shkel”, theksoi Demhasaj.

Ai thotë se në takimin e radhës në Bruksel do të jetë kryetema për dinarin.

“Në Bruksel është folur për këtë çështje edhe në takimin e së martës u diskutua për dinarin dhe me shumë gjasë edhe në Bruksel kjo do të jetë tema”.

Tema e dinarit është strategji e Qeverisë për shtyrjen e zbatimit të marrëveshjeve.

“Kjo ka qenë strategjia e Qeverisë për të tërhequr vëmendjen nga zbatimi i marrëveshjeve me nxjerr tema të tilla si ajo e dinarit dhe me ikë edhe për një kohë. Këto veprime tregojnë që Qeveria Kurti po e shtynë çështjen e zbatimit të marrëveshjes që obligimi kryesor është Asociacionin deri në përfundim të mandatit”, u shpreh ai.

 

 

Raci: Lajçak të koncentrohet tek plani franko-gjerman e aneksi i Ohrit jo të humb kohë me çështjen e dinarit

 

Ndryshe nga analisti paraprak mendon opinionisti politik, Gazmir Raci.

Raci deklaroi për Front Online se emisari i BE-së duhet të koncentrohet tek plani franko-gjerman e aneksi i Ohrit.

Ai thotë se nuk ka mbetur shumë kohë për zbatimin e marrëveshjeve pasi është afruar data e zgjedhjeve të BE-së.

“Lajçak duhet të koncentrohet tek plani franko-gjerman e aneksi i Ohrit, sepse deri në qershor kemi kohë me u merr me zbatim ose jo të këtyre obligimeve ndërkombëtare me Serbinë, pasi BE hynë në zgjedhje të Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian i kalon mandati nga qershori s’ka kush të merret me dialogun e Brukselit”, deklaroi Raci.

Raci po e konsideron humbje kohe diskutimin në Bruksel për çështjen e dinarit.

Mos prezenca e Bislimit në Bruksel vjen pas mos dakordimit paraprak, sipas Racit.

“Nëse sërish ka takime për çështje teknike e dinarin është humbje kohe më mirë është dashur të thirren për të zbatuar planin franko-gjerman e aneksin e Ohrit. Nuk do të ketë progres me çështje teknike. Kosova nuk ka shku në Bruksel sepse është caktuar një takim pa dakordim paraprak në historinë e dialogut nuk ka takime pa pasur dakordim mes palëve për agjendën dhe për temat”, përfundoi Raci.

Zv.kryeministri, Besnik Bislimi pas takimit me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha se rregullorja e BQK-së nuk është pjesë e procesit të dialogut dhe sipas tij, e njëjta nuk është subjekt i negociatave mes palëve.

Bislimi tha se kanë folur edhe për zbatimin dhe avancimin e Marrëveshjes Bazike.

Në njoftimi e Qeverisë thuhet se Bislimi në takim ritheksoi se marrëveshja duhet të zbatohet përmes një plani të sekuencimit të drejtë e të barabartë mes palëve./Front Online/