Cramon: Sundimi i ligjit është thelbësor për Kosovën

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me pronat për Manastirin e Deçanit. “E mirëpres vendimin për të zbatuar përfundimisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit. Sundimi i ligjit është thelbësor për një shoqëri evropiane funksionale. Unë kam kërkuar vazhdimisht të gjitha qeveritë […]

Cramon: Sundimi i ligjit është thelbësor për Kosovën
cramon:-sundimi-i-ligjit-eshte-thelbesor-per-kosoven

cramon:-sundimi-i-ligjit-eshte-thelbesor-per-kosoven

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me pronat për Manastirin e Deçanit.

“E mirëpres vendimin për të zbatuar përfundimisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit. Sundimi i ligjit është thelbësor për një shoqëri evropiane funksionale. Unë kam kërkuar vazhdimisht të gjitha qeveritë e Kosovës në 4,5 vitet e fundit që të veprojnë për këtë pasi është një hap i domosdoshëm në lidhje me sundimi e ligjit në Kosovë”, ka shkruar ajo në ‘X’.