Daçiq: Ekstradimi i Radojiçiqit në Kosovë nuk ka gjasa të ndodhë

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, duke komentuar fletarrestimin e Interpolit për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, ka theksuar se ekstradimi i Radoiçiqit në Kosovë është i pamundur, transmeton FrontOnline. Daçiq thekson se presidenti serb Aleksandar Vuçiq tashmë ka konfirmuar se hetimet kundër Radoiçiqit janë duke vazhduar dhe se procedurat do […]

Daçiq: Ekstradimi i Radojiçiqit në Kosovë nuk ka gjasa të ndodhë
daciq:-ekstradimi-i-radojiciqit-ne-kosove-nuk-ka-gjasa-te-ndodhe

daciq:-ekstradimi-i-radojiciqit-ne-kosove-nuk-ka-gjasa-te-ndodhe

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, duke komentuar fletarrestimin e Interpolit për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, ka theksuar se ekstradimi i Radoiçiqit në Kosovë është i pamundur, transmeton FrontOnline.

Daçiq thekson se presidenti serb Aleksandar Vuçiq tashmë ka konfirmuar se hetimet kundër Radoiçiqit janë duke vazhduar dhe se procedurat do të zhvillohen ekskluzivisht para gjykatave në Serbi.

“Presidenti Vuçiq tha se hetimet kundër Radoiçiqit janë duke vazhduar dhe të gjitha gjykimet do të zhvillohen para gjykatave në Serbi. Është e pamoralshme që qeveria në Prishtinë të shpall popullin serb terrorist./FrontOnline/