Osmani falënderon deputetët evropianë për letrën ku kërkojnë heqjen e masave ndaj Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar deputeten britanike Alicia Kearns dhe deputetët e tjerë evropianë, për iniciativën e ndërmarrë për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës. Osmani ka shkruar “X” se masat e padrejta ndaj Kosovës duhet të largohen. “Faleminderit Alicia Kearns dhe të gjithë Kryetarët e Komisioneve të Jashtme Parlamentare në të […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar deputeten britanike Alicia Kearns dhe deputetët e tjerë evropianë, për iniciativën e ndërmarrë për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës.
Osmani ka shkruar “X” se masat e padrejta ndaj Kosovës duhet të largohen.
“Faleminderit Alicia Kearns dhe të gjithë Kryetarët e Komisioneve të Jashtme Parlamentare në të gjithë Evropën për mbështetjen tuaj.
Paqja dhe siguria janë themeli i një të ardhmeje të begatë për të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Paqja dhe siguria lulëzojnë kur përgjegjësia dhe drejtësia vihen në qendër të vëmendjes. Masat e padrejta ndaj Kosovës duhet të largohen”, ka shkruar Osmani.