Dashuria e Kiarës dhe Luizit shkon në një tjetër nivel

‘Në mes të kaosit’/ Dashuria e Kiarës dhe Luizit shkon në një tjetër nivel. Kiara dhe Luizi, çifti më i përfolur i momentit, vazhon ta marrë shumë dashuri nga publiku dhe së fundmi ata janë shndërruar në kopertinën e një libri. Përmes një postimi në bërë në profilet e tyre përkatëse, Luizi dhe Kiara kanë […]

Dashuria e Kiarës dhe Luizit shkon në një tjetër nivel

‘Në mes të kaosit’/ Dashuria e Kiarës dhe Luizit shkon në një tjetër nivel.

Kiara dhe Luizi, çifti më i përfolur i momentit, vazhon ta marrë shumë dashuri nga publiku dhe së fundmi ata janë shndërruar në kopertinën e një libri.

Përmes një postimi në bërë në profilet e tyre përkatëse, Luizi dhe Kiara kanë ndarë me ndjekësit se një autore librash, e quajtur Esmeralda Memishaj, ka zgjedhur ta dërgojë dashurinë e dyshes së famshme në një tjetër nivel, duke e shkruar nëpër rreshta.

“Në Mes të Kaosit” mban titullin libri, në të cilën shfaqet si kopertinë, fotografia e dyshes, gjatë ceremonisë së dasmës, e organizuar në natën finale të “Big Brother Vip 2”.

E kontaktuar nga Gazeta Shqip, shkrimtarja ka treguar se “Në Mes të Kaosit” është një libër i zgjedhur për të treguar dashurinë e çiftit Luiz-Kiara dhe vështirësive që ata hasën gjatë rrugëtimit të tyre në Big Brother Vip.

“Faleminderit zemër”, shkruan Luizi bashkangjitur postimit të bërë në profilin e tij të Instagramit që sigurisht ndihet tepër krenar që dashuria e tij dhe e Kiarës tashmë është e shkruar në një libër.

Kujtojmë që momentalisht Luizi është i fokusuar tek përgatitjet për premierën e filmit, “Në Kuadër të Dashurisë”, e cili pritet të transmetohet për herë të parë në Pallatin e Kongreseve më datat 9-10-11 Tetor.