Deputeti Berisha: Serbia armiqësore, çdoherë ka rrezik për Kosovën

Irani e bëri realitet kërcënimin e tij dhe sulmoi Izraelin megjithëse paralajmërimet ndërkombëtare. Në të njejtën monedhë ia ktheu Izraeli-Iranit të enjten gjatë natës. Anëtari i Komisionit për Siguri, njëherësh deputeti i PDK-së, Hisen Berisha tha se kjo është një temë e ndjeshme dhe komplekse gjeopolitike. I pyetur nga Front Online nëse situata atje mund […]

Deputeti Berisha: Serbia armiqësore, çdoherë ka rrezik për Kosovën
deputeti-berisha:-serbia-armiqesore,-cdohere-ka-rrezik-per-kosoven

deputeti-berisha:-serbia-armiqesore,-cdohere-ka-rrezik-per-kosoven

Irani e bëri realitet kërcënimin e tij dhe sulmoi Izraelin megjithëse paralajmërimet ndërkombëtare.

Në të njejtën monedhë ia ktheu Izraeli-Iranit të enjten gjatë natës.

Anëtari i Komisionit për Siguri, njëherësh deputeti i PDK-së, Hisen Berisha tha se kjo është një temë e ndjeshme dhe komplekse gjeopolitike.

I pyetur nga Front Online nëse situata atje mund të trazojë ujërat edhe në Ballkan, Berisha tha se shtetet e BE-së dhe NATO, duhet ta kenë në konsideratë faktin se përhapja e konfliktit do të jetë më pasoja gjithëpërfshirëse për të tërë kontinentin.

“Është jo reale një zhvillim i tillë, që të përhapet konflikti në pjesë tjera të Evropës, kur dihet kostoja e zhvillimin të një luftë, siç po e bën Rusia”, deklaroi Berisha

Berisha thotë se kostoja ekonomike pa përllogaritur humbjet në njerëz nuk e lejon Rusinë të influencoj shtrirjen e konfliktit.

Sado që e ka objektiv strategjik të gjeostrategjisë së luftës dhe ambicieve të çmendura dëshpëruese të Putin. Po ti përllogarisim humbjet e Rusisë në luftë , ajo do të shkoj në dorëzim ekonomik, ndaj botës demokratike. Ukraina do mbetët varri i Rusisë”, tha Berisha.

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha për Front Online tha se Kosova, e cila e ka fqinje një Serbi armiqësore dhe me një lidership çfarë ka Serbia e sidomos me qeverinë e re dhe Vuçiqin, çdoherë ka rrezik.

“Sidomos pas shprehjes hapur të qëllimeve të Vuciq, pas vizitës se kryetarit të Azerbajxhanit në Serbi”, theksoi Berisha.

Ish-komandanti i Koshares tha se shteti serb duhet ta kuptojë se shqiptaret nuk janë ata të vitit 98/99.

“Por Serbia duhet ta kuptoj se shqiptaret nuk janë ata të vitit 98/99, dhe se pos shqiptarëve do përballet edhe me NATO-n, dua të vë theksin tek qëndrimet e kryeministrit shqiptarë se “sulmi mbi Kosovë është sulmi mbi Shqipërinë”, kjo do të thotë se konflikti del përtej kufijve të shteteve që involovohen dhe do ketë përmasa të një luftë gjithëpërfshirëse”, theksoi Berisha.

Një luftë e mundshme, sipas Hysenit, do të shkaktonte ndryshime në rendin botëror, ku shqiptarët duhet ti intensifikojnë qëllimet e tyre ndaj padrejtësive historike, që i janë bërë vetë popullit shqiptarë dhe territoreve të tyre, që sot mbahen si minoritar duke pretendua t’iu ndryshohet identiteti, në shtete fqinje.

Deputeti Berisha, i cili është edhe anëtar i Komisionit për Siguri në Kuvend, thotë se pasojat janë katastrofale nëse zgjerohen konfliktet në botë.

“Unë mendoj se kjo do të jetë katastrofal për njerëzimin, çfarëdo zgjerimi i konflikteve, kur dihet kapacitetet në armatime nukleare, të shumë shteteve dhe për demokracinë që ka krijuar hapësirë për kategori devijuese dhe shartime komunitetesh”.


Berisha i PDK: Qeveria të jetë vigjilente në rast të ndonjë sulmi të mundshëm

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha e ka ftuar Qeverinë Kurti që ta rrisë vigjilencë në maksimum nga ndonjë sulm i mundshëm.

“E, ftoj qeverinë, të rris në maksimum vigjilencën, sidomos tani kur ka sinjale të lëvizjes se trupave dhe njësive paramilitare në Kosovë”, tha Berisha.

Kosova, siç thotë Berisha, nuk e ka luksin të ketë raporte të lëndueshme dhe të acaruara me partnerët dhe aleatët që e ndihmuan çlirimin tonë dhe fitoren ndaj Serbisë.

“Aq më tepër, na duhet një koordinimi permanent e imediat me aleatin tonë kryesore SHBA dhe PUN, në Kosovë si dhe bashkërendim i politikave shtetërore e diplomatike me vendet e QUINT, ku prapë SHBA e kanë fjalën kryesore”, deklaroi Berisha për Front Online.

Irani kishte kohë që paralajmëronte se do të fillonte një sulm ndaj Izraelit si hakmarrje ndaj një sulmi ndaj ndërtesës së konsullatës iraniane në kryeqytetin e Sirisë, Damask, në 1 prill. Avionët izraelitë shënjestruan ndërtesën e konsullatës iraniane ku mbetën të vrarë shtatë oficerë të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC), duke përfshirë komandantët e lartë.