Deputeti holandez: Koha për një përgjigje të fortë ndaj lëvizjeve të trupave të Serbisë

Deputeti holandez, Sjoerd Wiemer Sjoerdsma ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe dialogun me Serbinë. Ai në disa postime në X shkruan se është koha për një përgjigje shumë të fortë nga Brukseli dhe NATO ndaj lëvizjeve të trupave serbe. Sjoerdsma thekson se përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme, Josep Borrell […]

Deputeti holandez: Koha për një përgjigje të fortë ndaj lëvizjeve të trupave të Serbisë
deputeti-holandez:-koha-per-nje-pergjigje-te-forte-ndaj-levizjeve-te-trupave-te-serbise

deputeti-holandez:-koha-per-nje-pergjigje-te-forte-ndaj-levizjeve-te-trupave-te-serbise

Deputeti holandez, Sjoerd Wiemer Sjoerdsma ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe dialogun me Serbinë.

Ai në disa postime në X shkruan se është koha për një përgjigje shumë të fortë nga Brukseli dhe NATO ndaj lëvizjeve të trupave serbe.

Sjoerdsma thekson se përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme, Josep Borrell ka vendosur me shumë vonesë që të ‘zgjohet’ rreth Serbisë dhe e ka zhgënjyer plotësisht Kosovën.

“Koha për një përgjigje shumë të fortë ndaj lëvizjeve të trupave serbe nga Brukseli dhe NATO. Deri më tani, vetëm Blinken ka ndërmarrë veprime.

E paralajmëruar që nga vera e tutje se politika jonë për Serbinë ishte krejtësisht e gabuar. Ministria jonë e Punëve të Jashtme vetëm donte t’i shikonte të gjitha. Dhe tani ja ku jemi…”, shkruan ai. /Telegrafi/