Deputetja e AAK-së: Kosova i ka plotësuar kushtet të anëtarësohet në KiE, në letrën e tre udhëheqësve u konfirmua zbatimi i Zajednicës

Anëtarja e Komisionit për Integrime Evropiane, njëherësh edhe deputete e AAK-së, Time Kadrijaj ka folur për mbledhjen e Komisionit për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës. Kadrijaj thotë për Front Online se Kosova i ka plotësuar kushtet për anëtarësim në KiE. Sipas Kadrijaj, meritat i shkojnë deputetëve në komisionin […]

Deputetja e AAK-së: Kosova i ka plotësuar kushtet të anëtarësohet në KiE, në letrën e tre udhëheqësve u konfirmua zbatimi i Zajednicës
deputetja-e-aak-se:-kosova-i-ka-plotesuar-kushtet-te-anetaresohet-ne-kie,-ne-letren-e-tre-udheheqesve-u-konfirmua-zbatimi-i-zajednices

deputetja-e-aak-se:-kosova-i-ka-plotesuar-kushtet-te-anetaresohet-ne-kie,-ne-letren-e-tre-udheheqesve-u-konfirmua-zbatimi-i-zajednices

Anëtarja e Komisionit për Integrime Evropiane, njëherësh edhe deputete e AAK-së, Time Kadrijaj ka folur për mbledhjen e Komisionit për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës.

Kadrijaj thotë për Front Online se Kosova i ka plotësuar kushtet për anëtarësim në KiE.

Sipas Kadrijaj, meritat i shkojnë deputetëve në komisionin për Punë të Jashtme dhe Integrime Evropiane.

“Kosova i ka plotësuar kushtet dhe mendoj se një punë të madhe në këtë drejtim kanë bërë deputetët në KiE po edhe komisionet për integrim dhe punë të jashtme”, thotë deputetja Kadrijaj.

Deputetja e AAK-së thotë se në letrën e tre udhëheqësve dërguar raportueses u konfirmua zbatimi i Zajednicës.

“Kurti e ka miratuar dhe urdhëruar zbatimin e vendimit për tokat e manastirit të Deçanit dhe në letrën e tre udhëheqësve dërguar raportueses për Kosovën kanë deklaruar se do të zbatojnë komplet marrëveshjen e Bruksel, aneksin e Ohirt që i bie se po e zbatojnë edhe Zajednicën”, u shpreh ajo.