Deputetja e PDK-së: Që nga ardhja e Kurtit në pushtet, çështja e dialogut është në terr informativ

Një draft-statut iu prezantua Kosovës dhe Serbisë më 21 tetor nga përfaqësuesi i BE-së e SHBA-së. Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi tha se opozita s’ka dijeni për përmbajtjen e draft-statutit. Musliu-Shoshi thotë se draft-statuti duhet të jeta pa kompetenca ekzekutive.  “Duhet një koordinim me opozitën që të dimë se çfarë kompetenca ka ky statut, duhet […]

Deputetja e PDK-së: Që nga ardhja e Kurtit në pushtet,  çështja e dialogut është në terr informativ
deputetja-e-pdk-se:-qe-nga-ardhja-e-kurtit-ne-pushtet,-ceshtja-e-dialogut-eshte-ne-terr-informativ

deputetja-e-pdk-se:-qe-nga-ardhja-e-kurtit-ne-pushtet,-ceshtja-e-dialogut-eshte-ne-terr-informativ


Një draft-statut iu prezantua Kosovës dhe Serbisë më 21 tetor nga përfaqësuesi i BE-së e SHBA-së.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi tha se opozita s’ka dijeni për përmbajtjen e draft-statutit.

Musliu-Shoshi thotë se draft-statuti duhet të jeta pa kompetenca ekzekutive.

 “Duhet një koordinim me opozitën që të dimë se çfarë kompetenca ka ky statut, duhet të jetë pa kompetenca ekzekutive bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese e vitit 2015 dhe e përkrahim por nëse do të ketë kompetenca ekzekutive pa njohje de-jure e de-facto nga Serbia atëherë shteti jonë vetëm humb nëse ka një Asociacion me kompetenca ekzekutive. Kurti e ka pranuar se nuk është në pikëpyetje se a do ta bëjë Kurti Asociacionin por çfarë përmban ky statut i ri i Asociacionit nuk e dimë”, theksoi deputetja. 

Ajo tha se çështja e dialogut nga ardhja e Kurtit në pushtet është në terr informativ.

“Serbia është agresori  edhe sot organizon sulme terroriste mbi republikën tonë, dialogu dhe bashkëpunimi me aleatët qëllim kryesor duhet të kenë njohje de-jure nga Serbia.  Jemi në terr informativ për çështjen e dialogut që nga dita e parë që Kurti është bërë kryeministër, vetëm me këtë çështje po merret ai”, thotë Musliu-Shoshi.

Deputetja Musliu-Shoshi thotë se Serbia nuk duhet të ketë detyrim mbi marrëveshjen.

“Jemi shtet sovran që kemi obligime ndërkombëtarë që duhet të implementohen, çështja e Asociacionit është më shumë unilaterale se bilaterale. Në asnjë mënyrë Serbia nuk duhet të ketë detyrim mbi këtë marrëveshje, kjo është punë e Qeverisë se e dakordon si e ka përmbajtjen ky Asociacion gjithmonë me aleatët ndërkombëtar”, tha ajo.