Dy granata gjenden në Dremjak të Ferizajt

Gjenden dy granata në Dremjak të Ferizajt. Të dielën në fshatin Dremjak një person ka raportuar që në malin e fshatit kishte hasur në dy granata dore. “Është raportuar se dëshmitari mashkull kosovar në malin e fshatit kishte vërejtur dy mjete shpërthyese – granata dore”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës. “Njësiti policor ka […]

Dy granata gjenden në Dremjak të Ferizajt

Gjenden dy granata në Dremjak të Ferizajt.

Të dielën në fshatin Dremjak një person ka raportuar që në malin e fshatit kishte hasur në dy granata dore.

“Është raportuar se dëshmitari mashkull kosovar në malin e fshatit kishte vërejtur dy mjete shpërthyese – granata dore”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Njësiti policor ka bërë sigurimin e mjeteve shpërthyese, kurse njësitë për deminim të KFOR-it dhe FSK-së i kanë tërhequr mjetet shpërthyese nga vendi i ngjarjes”.